Build Skills with our trainings

Sign up now!

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullat postare “Lojërat Olimpike 2022”

Shk 18, 2022

Filatelia e Postës së Kosovës, lëshoi në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Lojërat Olimpike 2022”. 

Përmes dy pullave postare dhe një blloku filatelik, në mënyrë simbolike prezantohen Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pekin, Kinë. 

Është hera e parë që Kosova garon me dy sportistë në lojëra olimpike dimërore: Kiana Kryeziu, vajza e parë në këto lojëra nga vendi ynë dhe Albin Tahiri, debutues në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”, në pesë disiplinat alpine të skitarisë. 

Republika e Kosovës është në mesin e 90 shteteve pjesëmarrëse në Olimpiadën e Pekinit. 

Posta e Kosovës do të kujdeset si çdo herë që krahas afirmimit të vlerave tona kombëtare, përmes pullave postare do t’i motivon sportistët tanë në arritje sportive të Kosovës në arenën Ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për media e Postës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM