Build Skills with our trainings

Sign up now!

Edukimi seksual ende mbetet jashtë shkollës

Shk 23, 2022

“Ku duhet të shkojnë vajzat e vogla, kur shkollat s’janë më të sigurta”, “Traumë, jo lojë”, “Pse m’u tutë vetë me ecë”, ishin disa prej mesazheve që nxënësit e gjimnazeve të Prishtinës mbanin në duar në protestën e mbajtur në maj të këtij viti kundër abuzimeve seksuale, me saktësisht pas rastit të një vajze në klasën e parë që u ngacmua seksualisht nga disa nxënës më të rritur të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë.

Në një broshurë të publikuar nga Ministria e Arsimit, shpjegohet rëndësia e edukimit seksual tek fëmijët dhe të rinjtë. Sipas kësaj broshure të rinjtë fuqizohen të marrin vendime të informuara lidhur me marrëdhëniet dhe seksualitetin, por në të njëjtën kohë marrin informacione edhe për shtatëzaninë e hershme, HIV-in dhe sëmundje apo infeksione tjera seksualisht të transmetueshme.

Sipas një hulumtimi të bërë nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” lidhur me faktorët që ndikojnë në dhunën në institucionet arsimore parauniversitare në Kosovë, 1 në 10 nxënës raporton t’i jetë ekspozuar dhunës seksuale nga bashkëmoshatarët.

Arjeta Nrecaj si prind thotë që është shqetesuese fakti që fëmija i saj nuk mban lëndën e edukatës seksuale në shkollën që vijon. Ajo thotë se mundohet që si prind të bëjë më të mirën për djalin e saj 15 vjeçar që të marrë këshillat e duhura si adoleshent, por që nuk është i mjaftueshëm veç këshillimi më të pasi që fëmijët në këtë moshë sidomos kanë nevojë edhe për lëndën e edukimit seksual në shkolla.

Unë personalisht mendoj që fëmijët kanë nevojë për këshilla të dyanshme, megjithatë është tepër shqetësuese për mua si prind kur dëgjoj për ngacmimet seksuale nepër shkolla. Jam munduar që fëmijës tim t’ia heq tabunë sa i përket të gjitha temave e jo vetëm atyre seksuale, por për ngacmimet nëpër shkolla sidomos nga gjinia mashkullore. Personalisht mendoj që është rezultat i punës së dobët të prindërve me fëmijët e tyre e vecmas me djemtë e tyre.”

Në anën tjetër zevendësdrejtori i gjimnazit të shkencave shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë, Haki Dili, thotë se  edukimi seksual nuk është në planprogramin e shkollës, por që vazhdimisht nëpër mbledhjet e këshillit brenda shkollës diskutohet një gjë e tillë.

“Si lëndë në vete nuk ligjërohet në shkollën tonë, megjithatë mësimdhënësit e Biologjisë, Edukatës qytetare dhe të Psikologjisë mundohen që t’i mbushin këto zbraztësira që krijohen nga mungesa e edukimit seksual. Kjo lëndë është e domosdoshme sidomos për nxënësit që i takojnë moshave 15-16 vjeçare sepse janë në moshën e adoleshencës, madje kishte me qenë mirë që kjo lëndë të bëhet obligative nëpër shkolla”, tha Dili, zëvendësdrejtor në gjimnazin “Ahmet Gashi”.

Të nevojshme dhe të dobishme e sheh ligjërimin e kësaj lënde edhe A.K. nxënës i klasës së nëntë në shkollën “Dëshmorët e Greikocit” në Suharekë. Ai thotë që nuk mban lëndën e edukimit seksual pasi që kjo lëndë nuk ofrohet në atë shkollë por sipas tij, do të ndikonte mirë tek ai por edhe tek bashkëmoshatarët ligjërimi i një lënde të tillë sepse nxënësit kanë nevojë edhe për këshilla të kësaj natyre.

“Nuk e mbajmë lëndën e edukimit seksual… mësuesi i biologjisë i diskuton në pika të shkurtëra temat që lidhen me edukimin seksual por mendoj që nuk janë të mjaftueshme. Personalisht e shoh si të domosdoshëm futjen e kësaj lënde në shkollën ku mbaj mësimet unë”, tha A.K.

KosovaLive ka kontaktuar Ministrinë e Arsimit lidhur me temën por deri në kohën kur është shkruar ky artikull nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Derisa nuk futet në kurrikulën shkollore lënda e edukimit seksual, të vetmet rrugë për t’u informuar nxënësit mbeten prindërit dhe interneti.

Në Kosovë ekziston një platformë online për të rinjtë që mision ka këshillimin e të rinjëve dhe ndihmon të rinjtë të marrin informacionet e duhura për temat që u interesojnë atyre, në mes tjerash edhe ato seksuale. Aty u ofrohet mundësia që të pyesin në mënyrë anonime çfarëdo shqetësimi që kanë duke u ofruar këshilla për zgjidhjen e problemeve.

Lënda e edukimit seksual ka kohë që ligjërohet në shumë vende të botës, disa nga të cilat janë Gjermania, Suedia, Italia, Mbretëria e Bashkuar e shumë të tjera.

Në një opinion të publikuar në “The State Press” nga Annete Garcia flitet për rëndësinë e unifikimit të edukatës seksuale nëpër shkolla. Në këtë opinion më saktësisht thuhet se kuptohet nevoja për transparencë në orët e edukimit seksual, por mospasja e një kurrikule universale në shkollat ​​publike mund të çojë në një pabarazi në saktësinë e informacionit që u jepet nxënësve, sepse ata janë në mëshirën e asaj që prindërit zgjedhin t’u mësojnë, jo atë që profesionistët caktojnë për t’u mësuar.

Një broshurë e publikuar në faqen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në departamentin e edukimit e specifikisht për edukimin, relacionet dhe edukimin seksual në veçanti thuhet se duhet të ekzistojë një ndërlidhje mes prindërve dhe edukimit në shkolla, pra prindërit duhet të jenë në dijeni se çka po u ligjërohet fëmijëve të tyre në lëndën e edukatës seksuale, por roli i tyre nuk mbaron me kaq. Sipas këtij dokumenti roli i prindërve në zhvillimin e të kuptuarit të fëmijëve të tyre rreth marrëdhënieve janë jetike. Prindërit janë mësuesit e parë të fëmijëve të tyre. Ata kanë shumë ndikim të rëndësishëm në aftësimin e fëmijëve të tyre për t’u rritur dhe pjekur dhe për t’i formuar shëndetshëm marrëdhëniet.

Donjeta Abazi

Projekti “Forcimi i Mediave të Pavarura dhe Promovimi i Sigurisë së Gazetarëve në Kosovë” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Albany Associates.

Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM