Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti vlerëson lartë angazhimin dhe lobimin e eurodeputetit Mandl për Kosovën

Sht 23, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim deputetin e Parlamentit Evropian, njëherit themelues dhe president i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, Lucas Mandl.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për shtetin dhe popullin austriak, për mbështetjen dhënë Kosovës për liri dhe pavarësi. 

Ai ritheksoi se Austria është një shtet mik i madh i Kosovës dhe partner i rëndësishëm, duke veçuar programet dhe investimet e qëndrueshme, të cilat mbështesin në vazhdimësi Republikën e Kosovës. 

Gjatë takimit, Kryeministri Kurti vlerësoi lartë angazhimin dhe lobimin e eurodeputetit Mandl për Kosovën. Në veçanti theksoi përkushtimin e tij për të çuar përpara agjendën e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM