Build Skills with our trainings

Sign up now!

MINT: Shënohet Dita Botërore e Turizmit

Sht 28, 2022

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me Departamentin e Turizmit dhe me mbështetje nga Projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) – Swisscontact dhe bashkëpunim me Unionin e Turizmit të Kosovës kanë përmbyllur aktivitetin tre ditor në shënimin e Ditës Botërore të Turizmit.

Në ditën e sotme me aktivitete nga fusha e turizmit natyror dhe kulturor, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari me zëvendësministrin e saj Mentor Arifaj dhe kolegët e MINT, pritën të ftuarit e përfaqësimeve diplomatike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, me përkrahje dhe bashkëpunim në sektorin e turizmit- Bashkimi Evropian, Zvicra/Swisscontact, Italia/Natur Kosova, Hungaria, UNDP, operatorë turistik vendor dhe rajonal si dhe përfaqësues të tjerë nga vendet e rajonit dhe më gjerë.

Pjesëmarrësit vizituan Parkun Arkeologjik Ulpiana, ku u njoftuan nga afër për qytetin antik Ulpiana dhe lashtësinë e kulturës me mënyrën e të jetuarit të paraardhësve tanë. Në vazhdim, pjesëmarrësit vizituan Kompleksin Etno Fest, në Fshatin Kukaj, duke ecur pranë muzeut etnografik, etno-teatrit, krijimit të skenave, oxhaqeve, shtëpive të vjetra, amfiteatrot dhe galeritë ekspozuese, hapësirat për gastronomi tradicionale, hapësirat për koncerte, shfaqje teatrore, të prezantuara nga Prof. Fadil Hysaj.

Kjo ngjarje u pasurua edhe me Ekspozitat etnografike në Muzeun Etnologjik “Gjyshet 100 vjeçare”, ekspozitë e fotografive të Samir Karahodës, Ekspozita e 120 eksponentëve etnografike (maketa) të Hasan Ndrecajt, Ekspozita e portreteve të personaliteteve të njohura të kulturës dhe politikës të punuara në një formë unike të mozaikut me dru nga Nagip Tashi, si dhe Ekspozita e pikturave me penjë dhe demostrim publik i këtij lloj arti nga Qendresa Kllokoqi Mustafa.

Në fjalimin mikpritës Ministrja Rozeta Hajdari, tha se turizmi është një sektor me potencial për zhvillimin ekonomik dhe punësim, e cila në shenjë të ditës së turizmit kujtoi historinë, kulturën e pasur dhe civilizimin e lashtë të popullit tonë.

“Jam e lumtur që sot po e festojmë Ditën Botërore të Turizmit, sepse turizmi është një sektor me potencial shumë të madh për zhvillim ekonomik dhe punësim. Ju falënderoj shumë edhe për ardhjen në Parkun Arkeologjik ‘Ulpiana’ që tregon qytetërimin dhe kulturën tonë të lashtë dhe gjuhën tonë që është një ndër gjuhët e para dhe më të vjetra në botë. Ne sot synojmë dixhitalizimin dhe transformimin teknologjik dhe industrial dhe të turizmit, që sjellin zhvillim dhe integrim të shpejtë për shoqërinë tonë, por asnjëherë ne nuk do të harrojmë qytetërimin tonë të lashtë dhe vlerat kombëtare shekullore, prandaj synojmë që përmes politikës së turizmit me programet zbatuese, ti zhvillojmë dhe integrojmë sa më shumë pasuritë tona të turizmit malor dhe kulturor, si zinxhirë vlerash të turizmit, duke krijuar kështu oferta turistike të përbashkëta edhe me vendet e rajonit me qellim për zhvillim më të shpejtë ekonomik në vend dhe rajon dhe integrim në Bashkimin Evropian”, tha ministrja Hajdari.

Në përmbyllje të Ditës Botërore të Turizmit, u demonstrua stolisja e nuses sipas traditave të lashta, me përcjellje me program muzikor, me këndim dhe monologji me motive nga këngët e vjetra nga aktorja Sheqerie Buqaj dhe përformancë e melodive të vjetra të përcjellura me flautë nga Blenda Konxheli dhe me çelo nga Arbreshë Ademi, si dhe prezantimi i pjekjes së bukës në çerep e gatuar në prani të mysafirëve dhe e pjekur në oxhak në mënyrë e vjetër në prush e hi, thuhet në postimin në Facebook të MINT.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM