Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: Promovohet skema e re e arsimit të lartë, “Mësimdhënia e bazuar në hulumtim”

Nën 24, 2022

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka organizuar sot ceremoninë e mirënjohjes për 12 përfituesit e parë të skemës së re “Mësimdhënia e bazuar në hulumtim”.

Kjo skemë, e aplikuar për herë të parë nga MAShTI në bashkëpunim me projektin QAINT ka ofruar shpërblime për stafin akademik që ka përfshirë punën hulumtuese me studentë në procesin e mësimdhënies, si dhe i ka mbështetur ata me grante për zbatimin e projekteve të reja mësimore të bazuara në hulumtim.

Me këtë rast, zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna theksoi se qëllimi i këtij aktiviteti është forcimi i punës hulumtuese në institucionet tona të arsimit të lartë duke mundësuar edhe pjesëmarrjen dhe zhvillimin e studentëve në këtë drejtim. Duke i uruar përfituesit për shpërblimet, ajo gjithashtu tha se të gjitha aplikimet i janë nënshtruar një vlerësimi të dyfishtë studiuesish vendorë e ndërkombëtarë dhe këto shpërblime kanë kaluar proces rigoroz të vlerësimit.

Këto skema, tha zv.ministrja Maloku Bërdyna, tashmë janë përfshirë edhe në Programin Kombëtar të Shkencës, i cili është duke u finalizuar. Ajo shtoi se, e gjithë kjo punë po bëhet në mënyrë që të nxiten e përkrahen kërkimet shkencore në vend dhe të rritet potenciali ynë edhe në skenën ndërkombëtare, sidomos pas pjesëmarrjes së Kosovës si shtet i asocuar në Horizon Europe.

Zv.ministrja falënderoi shtetin e Austrisë, Agjencinë Austriake për Bashkëpunim (ADA) dhe organziatat implementuese për bashkëpunimin në këtë aktivitet, ndërsa uroi që përituesit e kësaj skeme të kenë suksese në punën e tyre shkencore.

Për rëndësinë e kësaj skeme, foli edhe udhëheqësja e Zyrës së ADA-s në Kosovë, Sandra Horina, e cila ndër të tjera tha se cilësia e përgjithshme për akademikët e rinj duhet dhe do të përmirësohet. Ajo shtoi se në MAShTI ka gjetur partnerë të besueshëm e përkrahës dhe është falenderuar për bashkëpunimin frytdhënës në këtë nismë me vlerë, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM