Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoxhaj: Një rrugëtim që në themel ka dashurinë për Kosovën

Shk 12, 2021

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video emocionuese, përmes së cilës ka treguar mbështetjen që ka marrë këto ditë të fushatës nga të gjithë simpatizantët e PDK-së.

Në mes të brohoritjeve “UCK” dhe fjalës “Fitore” Hoxhaj ka treguar për tubimet që i ka mbajtur në komunat e Kosovës dhe fshatrat e tyre, përmes kësaj videoje emocionuese.

“PDK-ja e fortë e bënë Kosovën më të fortë. Dilni dhe votoni më 14 shkurt, votojeni Partinë Demokratike të Kosovës. Këtu e keni UCK-në, këtu e keni për atë që ka luftuar Hashim Thaci dhe Kadri Veseli.”, ka thënë Hoxhaj në njërin nga tubimet, i cili shihet edhe në këtë video.

Dimë që edhe gjatë fushatës zgjedhore, publikime të shpeshta kanë dalë në media, ku u pa përkrahja që iu dha Enver Hoxhajt në secilin tubim që ka mbajtur. Pos thirrjeve në përkrahje të UCK-së, nuk munguan as flamujt e UCK-së dhe PDK-së.

“Ju ftoj që ta mbani në mend një numër në këto zgjedhje, 134, i cili është shumë i rëndësishëm se ku do të jetë Kosova jo vetëm me 14 shkurt dhe 15 shkurt, por ku do të jetë Kosova edhe 2030.”, thotë Hoxhaj në postimin në Facebook.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM