Build Skills with our trainings

Sign up now!

Zemaj: Duhet të vazhdohen masat rigoroze dhe përkufizimi i lëvizjes nëpër komuna

Shk 22, 2021

Nën kryesimin e ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj u mbajt sot takimi i Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin lidhur me COVID-19.

Duke shprehur falënderimin për të gjithë ata që kanë kontribuar në luftën kundër COVID-19. Ministri Zemaj tha se bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, situatë epidemiologjike lidhur me COVID-19 në Kosovë është nën kontroll dhe nuk ka tendenca për alarm të asnjë lloj natyre.

“Përkujdesja ndaj pacientëve vazhdon të jetë e shkëlqyer, madje, ka qenë edhe mikpritëse e pacientëve për shtetasit e vendeve tjera. Por, megjithatë, nuk dua që kjo fjalë imja të fillojë me lëvdata për Juve dhe personelin shëndetësor, apo për sistemin tonë shëndetësor, i cili përkundër vështirësive, me sukses mund të lavdërohet me statistikat e deritashme”, tha ministri Zemaj.

Ai theksoi se nga data 4 shkurt 2020 deri më 21 shkurt 2021, u testuan gjithsej 285.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Gjurmimi i rasteve aktive është bërë nga ekipet e IKSHPK-së, Deri më sot janë 66.380 raste ose 23.4 % e mostrave të testuara janë pozitive.  Deri më 21 shkurt 2020, janë 58.169 të infektuar të shëruar, ose 87.6 %. Aktualisht janë 6.639 raste aktive (10.0 %). Në dy javët e fundit (07.02.2021 deri 20.02.2021) janë raportuar 4.122 raste pozitive,  49 raste fatale, ndërsa CFR është  1.18 %. Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 1.572 vdekje me një shkallë të letalitetit prej 2,3 %.

Ministri Zemaj tha se situata epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë tregon ulje simbolike të rasteve dy javët e fundit për 1.16 %, por me shenja iniciale të mundësisë së fillimit të rritjes së rasteve pozitive në këtë javë. Kemi ulje të rasteve të vdekjeve të raportuara nga SHSKUK dhe spitalet COVID për 36.7%.

Sipas moshave përqindja e të prekurve me COVID 19 është: më i ulëti nga 0-9 (1.7%), deri në 19.6% të moshës 30-39 vjeçare. Sipas gjinisë, meshkujt (51 %) janë pak më shumë të prekur krahasuar me femrat (49 %). Nga numri total, janë: Mësimdhënës 3.67%, Policia 1.78%, FSK 0.36 %, Gardianë 0.04%, Zjarrfikës 0.02% , Të burgosur 0.04% dhe 85.94 % janë raste të konfirmuara brenda institucioneve private dhe familjeve. Nga punëtorët shëndetësor janë: mjek, 34.7 %, infermier, 59.2%, farmacist 4.5 % dhe fizioterapeutë, 1.6%.

Ministri Zemaj tha se bazuar në situatën epidemiologjike dhe me të njëjtat standarde të shteteve evropiane, duhet të vazhdohen masat rigoroze dhe përkufizimi i lëvizjes dhe aktiviteteve sipas sëmundshmërisë nëpër komuna, duke i klasifikuar ato sipas tri ngjyrave (kuq, verdhë dhe gjelbër), varësisht prej numrit të infektuarbve brenda një jave në 100.000 banorë.

“Të vazhdojë zbatimi me përpikëri i vendimeve të Qeverisë me kontrollin rigoroz nga inspektoratet dhe policia duke bërë mbikëqyrjen strikte të zbatimit të masave parandaluese në çdo institucion të vendit (publike, private, shkollore, fetare, degë të ekonomisë, gastronomi, transport publik, taksi) me mbikëqyrje të brendshme nga Task Forcat dhe të ketë kufizime rigoroze në të gjitha degët e ekonomisë ku ka grumbullim të pakontrolluar të njerëzve. Në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse nga të gjitha institucionet publike dhe private:  Distanca fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve”.

Ministri ka kërkuar që Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin anti-COVID, Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa përgjegjësie në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të IKSHPK dhe MSh në të gjitha sektorët.

Ai ka folur edhe për vaksinën anticovid.

“Angazhimi ynë ka qenë maksimal për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 në sasi të mjaftueshme për 75% të popullsisë. Pres që sipas planit për vaksinim anti Covid të hartuar nga IKShPK, të zbatohen nga të gjitha nivelet e përkujdesjes shëndetësore. Puna jonë është transparente, e përqendruar dhe e pandalshme. Andaj, dua t’ju falënderoj sinqerisht, duke qenë në ballë të luftës kundër Covid 19, me gjithë krahasimet e ditëve të para të pandemisë kur bëheshin 28 teste me ditët kur bëheshin mesatarisht 2.500 teste. Vdekshmëria në vendin tonë, ka qenë më e ulët, krahasuar me rajonin dhe vendet e BE-së. Pozitiviteti i të testuarve, ka qenë po ashtu shumë i ulët”, theksoi Zemaj.

Ai tha se institucionet kosovare tashmë kanë aplikuar edhe plazmën e gjakut si metodë të avancuar për ta luftuar virusin si dhe falënderoi donatorët dhe partnerët për përkrahjen.

Lidhur me situatën epidemiologjike kanë raportuar edhe drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani, drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, AUVK dhe autoritetet e tjera, derisa nga Ministria e Shëndetësisë u bë e ditur se ka filluar fushata “Bashkë kundër COVID-19”, për mirëmbajtjen e masave aktuale në fuqi dhe informimin rreth vaksinimin, që është duke u bërë së bashku nga MSH, IKSHPK, UNFPA, Këshilli Britanik, etj.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM