Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Themelohet institucioni i Operës së Kosovës

Gus 2, 2021

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit njofton se pas shumë përpjekjeve dhe zhvillimeve të hovshme në komunitetin artistik në Kosovë dhe një kontributi të madh nga kompozitorët, instrumentistët, solo-këngëtarët, dirigjentët dhe shumë e shumë personalitete, themelohet institucioni i Operës së Kosovës.

Kosova është vendi i fundit në Evropë që krijon një strukturë të tillë. Me një aktivitet të bujshëm koncertal duke përfshirë premiera koncertale dhe kompozime të Operës nga vitet ’50, profilet e Operës kanë vazhduar të zhvillohen pandërprerë.

Ky institucion, që ka munguar gjithë këto vite, ka qenë një ëndërr dhe një kërkesë e muzikantëve dhe artdashësve të cilët prej vitesh janë detyruar të ndjekin mënyra alternative për të shfaqur artin e tyre operistik në skena tjera, në mungesë të institucionit të Operës.

Ekosistemi kulturor tashmë ka burime njerëzore të mjaftueshme për të përmbushur kapacitetet e nevojshme për një institucion të tillë, me një pejadë të madhe të instrumentistëve të rinj të të gjitha profileve dhe solokëngëtarëve ku së bashku ata përbëjnë një masë të madhe artistësh të gatshëm për të kontribuar në këtë strukturë.

Qeveria e Kosovës ka vendosur themelimin e Operës si një nga prioritetet kryesore në programin qeverisës dhe sot urojmë të gjithë komunitetin muzikor dhe artistik për krijimi i këtij institucioni me rëndësi të madhe për artin në vendin tonë.

Opera është një nga strukturat më të larta të veprimtarisë artistike ndërdisiplinore, dhe si e tillë, është një nga masat më të rëndësishme për zhvillimin e kulturës së një vendi, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM