Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se mbështetur në vendimin e ministrit Arben Vitia që nga kjo javë qendrat e vaksinimit do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës dhe festave zyrtare.
Ky vendim është marr për të lehtësuar qasjen në procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.
Të njejtën kohë, ju inkurajojmë të caktoni terminin në: https://ekosova.rks-gov.net/Service/14