Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Finer: I angazhuar të punojë së bashku me ShBA-të, për de-eskalimin e situatës në veri të vendit

Qer 1, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jonathan Finer.

Kryeministri e falënderoi për telefonatën dhe tha se është i angazhuar të punojë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partner e aleat strategjik i Kosovës në çlirimin e zhvillim e Kosovës për de-eskalimin e situatës në veri të vendit.

Kryeministri theksoi se është e rëndësishme që krimi të dënohet dhe ndëshkohet dhe krahas dënimit të sulmeve mbi ushtarët e KFOR-it, duhet të dënohet edhe sulmi mbi Policinë e Kosovës dhe mediat.

Ai tha që është me rëndësi, që turmat e dhunshme e grupet kriminale të dirigjuara e kontrolluara nga Serbia, të largohen nga afërsia e objekteve komunale dhe që dhuna të ndalet, në mënyrë që situata të qetësohet. Objektet e Komunave janë pronë e Republikës dhe ato nuk mund të merren me dhunë. Kujtoi që kemi pasur një proces zgjedhor e demokratik të pranuar nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë 5 vendet e QUINT-it, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM