Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ditët e gjuhës gjermane në Kosovë nga 15-26 qershor

Qer 15, 2021

Ambasadat e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës sërish së bashku me partnerë të shumtë i hapin Ditët e gjuhës gjermane në Kosovë. Ditët e gjuhës gjermane tashmë shënojnë një traditë të gjatë në Kosovë.

Me rastin e hapjes Ambasadori Jörn Rohde tha: „Gjuha gjermane po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme edhe për ekonominë në Kosovë dhe marrëdhëniet ekonomike me rajonin gjermanofolës dhe me këtë edhe për perspektivën profesionale në Kosovë. Kosova gjithnjë e më shumë po zhvillohet drejt të qenit një vend aktraktiv i investimeve për ndërmarrje nga rajoni gjermanofolës – edhe për faktin se në Kosovë flitet aq mirë gjermanishtja. Gjuha gjermane i lidh të tri vendet tona me Kosovën dhe këtë duam ta festojmë në dy javët e ardhshme. Unë i ftoj të gjithë të interesuarit që të na bashkohen në këtë festë!“

Ambasadori Christoph Weidinger nënvizoi: „Një nga avantazhet e Ditëve të gjuhës gjermane është që përmes programit të larmishëm që e kanë përgatitur vendet tona, gjuha përjetohet duke u shpalosur nga disa anë. Në veçanëti i gëzohem pikërëndesës së filmave. Të përfaqësuar janë të gjithë, nga filmat për fëmijë, filmat klasikë e deri tek filmat më aktual austriakë.“

Ambasadori Thomas Kolly theksoi: „Diaspora kosovare luan një rol të rëndësishëm që gjuha jonë e përbashkët, vlerat dhe kultura në rajonin gjermanofolës, të promovohen brenda Kosovës.“

Nga 15 deri më 26 qershor 2021 do të zhvillohen aktivitete të shumëta, të gjitha rreth gjuhës gjermane: filma gjermanofolës nga Gjermania, Austria e Zvicra janë planifikuar të shfaqen nën qiellin e hapur dhe në Autokino, si dhe një piknik letrar në të cilin mund të merr pjesë secili. Na janë bashkuar gjithashtu edhe shumë radiostacione dhe gjatë kësaj kohe do të ofrojnë më shumë muzikë gjermane.

Veç kësaj, sërish do të mbahen sesione informative rreth gjuhës gjermane në Kosovë. Informacione do të ofrohen edhe për mundësitë e mësimit të gjuhës gjermane, apo të ballafaqimit me të në nivel të arsimit të lartë. Në Universitetin e Prishtinës do të prezantohet programi i ri “Gjermanishtja si gjuhë e huaj”. Përveç kësaj, do të mbahet edhe një sesion informues virtual rreth studimeve dhe kërkimeve shkencore në rajonin gjermanofolës, si dhe një tryezë diskutimi lidhur me rëndësinë e gjuhës gjermane në punësim dhe marrëdhëniet ekonomike me rajonin gjermanofolës, thuhet në komunikatën për media e Ambasadave të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës në Kosovë.

Programin e plotë të gjuhës gjermane e gjeni këtu: www.facebook.com/TddSKosovo

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM