Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti dhe Heintz bisedojnë për bashkëpunimin e Rockefeller Brothers Fund me organizatat vendore në Kosovë

Kor 14, 2022

Bashkëpunimi për të avancuar drejt integrimit euro-atlantik dhe angazhimi i përbashkët për zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit, ishin tema e takimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Rockefeller Brothers Fund, Stephen Heintz dhe drejtoren e programit për Ballkan Perëndimor të Rockefeller Brothers Fund, Mia Vukojevic.

Në takim, kryeministri Kurti theksoi stabilitetin institucional aktual, indikatorët pozitiv ekonomik dhe reformat në drejtësi.

U bisedua për forcimin e cilësisë së demokracisë nëpërmjet llogaridhënies dhe transparencës, si dhe avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm, duke u fokusuar në energji të ripërtritshme dhe mjedis të shëndetshëm. Duke kundërshtuar invazionin rus dhe agresionin ushtarak në Ukrainë, u diskutua për efektet në Evropë dhe botë.

Po ashtu, u fol edhe për mbështetjen dhe bashkëpunimin e Rockefeller Brothers Fund me organizatat vendore në Kosovë, drejt forcimit të praktikës demokratike, zhvillimit të qëndrueshëm dhe promovimit të një të ardhmeje evropiane për rajonin e Ballkanit Perëndimor, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM