Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani takon komandantin e ri të KFOR-it Ristuccia, bisedojnë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Tet 14, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, të cilin e uroi për detyrën.

Presidentja Osmani i ka shprehur falënderimin gjeneralmajorit Michele Ristuccia për kontributin e forcave shumëkombëshe të NATO-së për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.

Tutje, presidentja Osmani ka përmendur bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin e vendit tonë për anëtarësim në NATO.

Ndërkaq gjeneralmajor Michele Ristuccia ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konsultimeve të rregullta në kuadër të mandatit që ka KFOR-i në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM