Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” festoi 78 vjetorin e themelimit

Nën 28, 2022

Ministria e Kulturës njofton se Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” festoi 78 vjetorin e themelimit, aktivitete të shumta u organizuan për nder të kësaj dite. Në ceremoninë hapëse morën fjalën, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi dhe sekretari i MKRS, Feim Hoxha.

Ngjarja vazhdoi me nënshkrimin e aktit nismëtar të pranimit të fondit të librave të ndërmarrjes botuese “Rilindja”, përmes së cilave BKK-së i dhurohen 430 pako librash shkollorë. Për të vazhduar me memorandumin që u nënshkrua me organizatën FLOSSK, që ofron bashkëpunim për digjitalizimin e fondeve të BKK-së.

Në kuadër të kësaj ceremonie po ashtu është hapur ekspozita “Perceptimi për shqiptarët në artin e karikaturës” me kurator Sean Pessin, nëpërmjet së cilës nxirren prej arkivave disa karikatura në shtypin britanik e amerikan nga shekujt XIX e XX, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM