Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Kosova e para në rajon për rregullimin ligjor specifik për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut

Mar 14, 2022

Ministria e Drejtësisë e mbështetur nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë, ka organizuar punëtorinë për hartimin e Projektligjit për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut.

Përmes këtij ligji, Kosova i bashkohet vendeve më të avancuara demokratike, nga i cili përcaktohen kriteret dhe procedura për vendosjen dhe zbatimin e sanksioneve tё shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave tё njeriut, me qëllim të mbështetjes së demokracisë, sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, zëvendësministri Sallahu, theksoi rëndësinë që ka aplikimi legjislacionitt Magnitsky ndaj personave të huaj, të cilët janë të përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe vepra serioze të korrupsionit. Ai tha se mbeten të angazhuar që një ligj i tillë të miratohet dhe të jetë pjesë e korpusit të legjislacionit në Republikën e Kosovës.

“Është e domosdoshme të kuptohet impakti i lartë i Aktit Magnitsky me elementet fundamentale të shtetit. Siguria kombëtare e shtetit dhe marrëdhënia e shëndetshme reciproke mes shteteve është e mundur vetëm atëherë kur shtetësia nuk cenohet nga personat fizikë apo juridikë as në aspektin e mbrojtjes e as në dimensionin ekonomik nga veprimtaritë e paligjshme të tyre”, tha zëvendësministri Sallahu.

Zëvendësministri Sallahu shtoi se ky Projektligj, i cili Kosovën e bën shtet lider në rajon, është tejet i avancuar dhe i përgatitur në harmoni të plotë me instrumentet e të drejtës ndërkombëtare. “Si Republikë e Kosovës dhe si Qeveri me vendosmëri për të garantuar liritë dhe të drejtat të njeriut, jemi të angazhuar që përmes akteve ligjore të pamundësojmë çfarëdo hapësirë për shkelësit e huaj të të drejtave të njeriut kudo në botë. Prandaj, vlerësojmë dhe inkurajojmë punën e arritur deri tash për Aktin Magnitsky, me shpresë që i njëjti të jetë sa më shpejtë në fuqi” tha Sallahu.

Në hartimin e këtij Projektligji nuk ka munguar mbështetja e vazhdueshme nga zyra e UPDAT në Kroaci dhe Kosovë, me ç’rast angazhimin e këtij grupi punues e ka përshëndetur përfaqësuesja nga Ambasada Amerikane në Kroaci, Karyn Kenny e cila theksoi se UPDAT do të vazhdojë të qëndrojë pas kësaj iniciative shumë të rëndësishme për vendet demokratike, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

LATEST PUBLICATIONS

LATEST VIDEOS

LATEST NEWS

LATEST LONGFORM