Të Rinjtë nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina Bashkojnë Zërat për Sigurinë Digjitale dhe Shëndetin Mendor
Qer 26, 2026
Të Rinjtë nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina Bashkojnë Zërat për Sigurinë Digjitale dhe Shëndetin Mendor
Në Kamenicë, të rinjtë nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina u mblodhën në kuadër të projektit “SafeLine Kamenica–Sarajevo: Siguria Digjitale dhe Shëndeti Mendor i të Rinjve”, për të zhvilluar një dokument rekomandues (policy brief) që adreson çështje të rëndësishme lidhur me shëndetin mendor në hapësirat digjitale dhe sigurinë online.
Dokumenti u hartua mbi bazën e gjetjeve, diskutimeve dhe rekomandimeve të mbledhura gjatë një serie punëtorish të organizuara me të rinj në Kamenicë dhe Sarajevë. Përmes një procesi bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, pjesëmarrësit identifikuan sfidat kryesore me të cilat përballen të rinjtë në mjedisin digjital dhe propozuan masa konkrete për adresimin e tyre.
Qëllimi i këtij dokumenti është që zëri, përvojat dhe nevojat e të rinjve të reflektohen në politikat dhe iniciativat lokale. Për këtë arsye, rekomandimet e hartuara do t’u prezantohen autoriteteve lokale në Kamenicë dhe Sarajevë, duke kontribuar në krijimin e politikave më të ndjeshme ndaj nevojave të brezit të ri.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit të zbatuar nga KosovaLive në partneritet me Udruženje za digitalnu transformaciju u BiH, me mbështetjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe Qeverisë Gjermane. Projekti synon të promovojë sigurinë digjitale, mirëqenien mendore dhe bashkëpunimin ndërkulturor mes të rinjve në rajon.
Një falënderim i veçantë i dedikohet Arnisës Aliqkaj, Menaxhere e Projektit, për udhëheqjen, përkushtimin dhe koordinimin e suksesshëm të këtij procesi, si dhe Asmir Vranesit, Ekspert për Angazhimin e të Rinjve, për kontributin e tij të çmuar në fuqizimin e pjesëmarrjes aktive të të rinjve dhe mbështetjen e zhvillimit të rekomandimeve që pasqyrojnë realitetin, sfidat dhe aspiratat e tyre.
Falënderojmë partnerët dhe mbështetësit tanë për besimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm në fuqizimin e të rinjve, promovimin e sigurisë digjitale dhe ndërtimin e lidhjeve të qëndrueshme ndërmjet komuniteteve në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe më gjerë. Iniciativa të tilla dëshmojnë se bashkëpunimi rajonal dhe angazhimi i të rinjve janë faktorë kyç në krijimin e një të ardhmeje më të sigurt, më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme për të gjithë.
Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.
Zëri i të Rinjve në Qendër: Përvoja e Projektit “SafeLine” në Radio Kosovë Një nga qëllimet kryesore të...
KosovaLive është organizatë e pavarur mediale, e themeluar në vitin 2000, që mbështetet nga organizata dhe agjenci ndërkombëtare të cilat vlerësojnë gazetarinë dhe shtypin e pavarur, të paanshëm dhe kredibil.
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.