Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mungesa e përkrahjes nga shteti po i shtynë fermerët të heqin dorë nga punimi i tokave

Pri 5, 2024

Donika Fetahu

Fermeri nga Ferizaji, Trimor Hyseni thotë se asnjëherë nuk ka qenë përfitues i ndonjë granti nga Qeveria e as nga ndonjë organizatë tjetër, edhe pse ka aplikuar rregullish. 

“Vazhdimisht i kam ndjekur konkurset dhe kam aplikuar për çdo vit. Grantet e ofruara nga Qeveria, sipas meje janë shumë të mjaftueshme në rast se ato adresohen në vende adekuate dhe të merituara, por Ministria më shumë ju kushton rëndësi letrave se fermerëve në teren”, thotë ai për KosovaLive.

Në Kosovë, sipas tij nuk ka interes për investim në prodhimet vendore.

“Unë produktet që i përpunoj i kam në sera dhe fatmirësisht kur dal në treg është vakuum që nuk ka mungesë të prodhimit në treg dhe rezulton me çmim të mirë, por, kur vjen malli i njëjtë nga importi dëmtohen të gjithë fermerët e të gjitha produkteve të kultivuara në Kosovë. Në vendin tonë nuk ka interes për investim, sepse prodhimin duhet me e shit tek tregtarët, e ku ka prodhim ata per 0,5 cent më lirë e importojnë nga jashtë dhe këtu ndodh dëmtimi i prodhimeve vendore, dhe arsyeja tjetër që e prek këtë fushë është mungesa e fuqisë punëtore”, rrëfen Hyseni për KosovaLive.

Vlerësim ndryshe ka fermeri Bejtulla Aliu, përfitues i grantit në Komunën e Gjilanit, i cili thotë se shuma e ofruar nga Komuna ka qenë shumë mbështetëse për ta si fermer.

“Komuna e Gjilanit këtë vit ka qenë shumë mbështetëse për fermerët duke i subvencionuar n mënyra të ndryshme me lopë qumështore, serra, panele solare, hapje të puseve etj. Ne si familje jemi subvencionuar me lopë qumështore, ku kemi participuar me 20% të vlerës totale, diku afro 456 euro”, shtoi ai.

Ai thotë se aktualisht nuk mund të përmbushin gjitha kërkesat e konsumatorëve.

“Ky subvencion na ndihmon neve si familje sepse e rrisim sasin e qumështit të cilin e shpërndajmë në mënyrë private nëpër shtëpi. Interesimini qytetarëve për qumështin dhe produktet e tij është shumë i madh dhe për momentin nuk kemi mundësi të furnizojm qytetarët aq sa kemi kërkesa. Sa i përket asaj se a ia vlen kjo punë, natyrisht se ia vlen për shkak se çmimi tash është shumë më i mirë në krahasim me vitet e tjera dhe si punë ose si biznes familjar është mjaft profitabil për të krijuar një jetë mesatare”, tha Aliu për KosovaLive.

Ndërkohë një storje suksesi –  se të merresh me bujqësi është profitabile, e rrëfen fermeri Jeton Popaj.

Pas tentativës së tretë për aplikim, ai u shpall përfitues i grantit në vlerë prej 99,810 euro për ndërtimin e serës moderne për prodhimin e perimeve në një sipërfaqe prej 0,50 ha.

Edhe pse ka angazhime të tjera, aktivitetin bujqësor e ka primar duke thënë se është një ndër aktivitetet që e ushtron me shumë përkushtim.

“Shuma për grant e ofruar nga Ministria nuk është e mjaftueshme, sepse 30% të shumës duhet me investu vetë, unë për me i mbulu të gjitha shpenzimet për serë më është dashur me hy në kredi. Jam i kënaqur me të ardhurat që m’i sjellë kjo punë, produketet që i kultivoj i shes me shumicë dhe kam mjaftueshëm klientë. Dhe kjo është hera e parë që unë kam përfituar grant”, tha Popaj për Kosova Live.

Bujqësia në Kosovë, njëri ndër sektoret më të nënçmuara

Bujqësia në Kosovë karakterizohet me ferma të vogla, e produktivitet mjaft të ulët. Fermerët kosovar shqetësohen nëse do të kenë rendimente të mira nga puna që ata e ofrojnë në një treg i cili kryesisht të njejtat produkte që mund të kultivohen në Kosovë, i importon nga jashtë. Problem ky që ndikon automatikisht në çmim.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu në një përgjigje për KosovaLive, thekson se ekonomia e një shteti duhet të bazohet në shfrytëzimin e resurseve natyrore që ai vend i posedon.

“Ekonomia e një shteti duhet të bazohet në fuqizimin e dy faktorëve strategjik, e para është faktori njeri dhe e dyta ka të bëjë me shfrytëzimin e resurseve natyrore që i posedon një shtet. N ë këtë drejtim Kosova ështe shëndrruar në një hapsirë eksperimentale. Si duket dominimi i përfitimeve profitabile të tregtarëve të mëdhenj e ka ngulfatë prodhimin… Një ndër mëkatet më të mëdha që i është bërë shtetit të Kosovës është definitivisht mosshfrytëzimi i resurseve potenciale bujqësore në veçanti agrobizneseve, që është trendi i ri i zhvillimit ekonomik të shteteve evropiane dhe të Ballkanit Perëndimor”, tha Gërxhaliu.

Sipas tij,  çështja e bujqësisë duhet të analizohet në dy dimensione, në atë politik dhe ekonomik.

“Në dimsionin politik se sa më i pavarur je nga importi dhe sa më tëpër ki prodhim vendor je më i fuqishëm ekonomikisht. Vet fakti që ndalohet eksporti i parasë së gatshme është vlerë e shtuar që mund te zjvillohet dhe të investohet në Kosovë. Në anën tjetër, do të thotë janë prodhime të garantuara të licensuara të monitoruara dhe me siguri. Siguria e shëndetit është në interes të qytetarëve, prandaj në qoftë se flitet për ambientalizëm dhe ardhmëri, orientimi drejt bujqësisë bio dhe eko duhet të jetë një ndër prioritetet kryesore të Kosovës, gjë që i duhet Kosovës”, vazhdoi Gërxhaliu.

Ai potencon se në vend që të jetë një fuqi eksportuese, Kosova është e varur nga importi dhe ky është mëkati më i madh që i është bërë Kosovës.

“Mungesa e përgjegjësise individuale dhe institucioanle e ka dëmtuar Kosovën, keqmenaxhimi i granteve dhe subvencioneve… dominimi i aspiratave të tregtarëve për t’u pasuruar dhe lidhja e tyre me politikën, e mbi të gjitha që Kosova 23 vite prej pas luftës nuk e ka një plan nacional-zhvillimor  – besoj janë argumente të mjaftueshme për të argumentuar dështimin e Kosovës ne aspektin e zhvillimit ekonomik. Dhe në vend që të jemi fuqi eksportuese, ne jemi vend i varur nga importi dhe ky ështe mëkati më i madh që i është bërë Kosovës”, përfundoi Gërxhaliu.

Bujqësia e fuqishme do ta ulte varësinë nga importet e ushqimit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se përfitimet e prodhimit bujqësor në Kosovë përfshijnë rritje ekonomike, eksport, siguri ushqimore, dhe zëvendësimin e produkteve të importuara.

“Sektori i bujqësisë luan një rol vendimtar në ekonominë e çdo vendi, përfshirë edhe Kosovën. Përfitimet nga prodhimi bujqësor janë të konsiderueshme, duke kontribuar në rritjen ekonomike, mundësitë e punësimit, sigurinë ushqimore dhe rritjen e eksportit. Për më tepër, një sektor i fuqishëm bujqësor mund të ndihmojë në uljen e varësisë nga importet e ushqimit dhe zëvendësimin e shumë produkteve të importuara në vendin tonë, e që nuk janë në sasi të vogël”, theksoi ai për Kosova Live.

Përfitimet e prodhimit bujqësor në Kosovë sipas Rafunës mund të përfshijë rritjen ekonomike, ngase bujqësia mund të kontribuojë në rritjen e përgjithshme ekonomike të vendit nëpërmjet gjenerimit të të ardhurave, investimeve dhe mundësive të punësimit

Njëherëshl, do të ndikonte në eksport, meqë roduktet bujqësore do të mund të eksportoheshin në masë të konsiderueshme, duke sjellë të hyra për kompanitë dhe fermerët dhe duke kontribuar në bilancin tregtar të vendit.

Përfitimi tjetër do të ishte siguria ushqimore: Një sektor i fuqishëm bujqësor mund të kontribuojë në sigurinë e brendshme të ushqimit duke siguruar një furnizim adekuat, stabil dhe me një çmim të arsyeshëm për popullatën.

Dhe së fundi, do të bëhej i mundshëm zëvendësimi i produkteve të importuara: Një sektor i fuqishëm bujqësor mund të bëjë zëvendësimin e shumë produkteve të importuara në vendin tonë, e që nuk janë në sasi të vogël nga sektori i bujqësisë dhe blegtorisë.

Por, sipas tij, “dështimi” i sektorit të bujqësisë në Kosovë i atribuohet disa faktorëve.

“Kosova ka përjetuar periudha të paqëndrueshmërisë politike, tranzicione, të cilat kanë penguar zhvillimin sistematik të sektorit të bujqësisë. Gjithashtu, infrastruktura e pamjaftueshme, teknologjia e vjetë ruar bujqësore dhe aksesi i kufizuar në teknologjinë moderne kanë penguar rritjen e sektorit. Nje element tjetër është edhe qasja në treg: Aksesi i kufizuar në tregje, si vendas ashtu edhe ndërkombëtarë, ka kufizuar zgjerimin e aktiviteteve bujqësore dhe ka ulë rentabilitetin. Mosvëmendja nga institucionet: politikat e papërshtatshme për sektorin bujqësor kanë bërë që ky sektor të veprojë  me barriera dhe sfida në zhvillimin e tij…”, tha ai.

Kësisoj ,sipas tij adresimi i këtyre çështjeve përmes politikave të përmirësuara, investimeve në infrastrukturë, adoptimit të teknologjisë dhe ndërtimit të kapaciteteve do të ndihmojë në zhbllokimin e potencialit bujqësor në Kosovë. Investimi në bujqësi do të kishte një ndikim pozitiv në ekonominë e vendit tonë.

“Bujqësia është një sektor themelor që mund të ofron shumë produkte ushqimore, lëndë të para për shumë sektorë të tjerë dhe mundësi punësimi. Duke investuar në bujqësi, vendi jonë do të kishte ndikim në rritje dhe në përmirësim të sigurisë dhe kuantitetit ushqimor, rrisë potencialin e eksportit për shumë produkte. Për më tepër, investimi në bujqësi do të kishte ndikim në përmirësimet në teknologjinë dhe praktikat bujqësore që do të mund të çojnë në rritjen e produktivitetit, gjë që mund të kontribuojë në rritjen ekonomike të vendit tonë”, theksoi Rafuna.

Plani i ekzekutivit për fermerët

Ndërkohë, në Kuvendin e Kosovës është ratifikuar marrëveshja mes Qeverisë kosovare dhe Qeverisë së Gjermanisë në vlerë prej 20.2 milionë euro për grante në fushën e bujqësisë: 10.2 milionë euro janë financim i Qeverisë Gjermane, 9.2 milionë euro granti nga Komisioni Evropian për investime në ngritje të kapaciteteve në sistemin e ujitjes për vitet e ardhshme.

Ndërkaq, 7 milionë është vlera me të cilën do të përkrahet Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë.

Kjo ministri ka potencuar se ky fondacion nga ndërkombëtarët do t’u mundësojë fermerëve të Kosovës që nga viti 2026 të kenë qasje në fonde nga 50 milionë deri në 100 milionë euro krahas buxhetit vendor.

Ndërkohë nga ky dikaster, kanë bërë të ditur për KosovaLive se Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Programit për Zhvillim Rural, mbështetë aftësitë konkurruese të sektorit agro-rural, rritjen e prodhimit dhe të produktivitetit, përmirësimin e sigurisë së ushqimit, përdorimin e teknologjisë moderne, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, mbrojtjen e mjedisit dhe të resurseve natyrore, krijimin e vendeve të punës dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

“Bazuar në këtë program, MBPZhR-ja bën thirrje për aplikim për çdo vit për prodhuesit dhe bizneset që merren me sektorin e bujqësisë dhe argo – përpunimit dhe biznese të tjera rurale. Në kuadër të PZhR 2022 janë mbështetur 491 projekte/përfitues nga sektori i prodhimit bujqësor, agro- përpunimit, turizmit rural dhe bizneseve të tjera rurale me grante nga 50%- 70% mbështetje publike”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Numri i përfituesve në kuadër të kësaj mbështetje rritet në bazë të buxhetit në dispozicion.

Ndërkaq, këtë vit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka bërë të ditur se përmes masave mbështetëse në kuadër të Programit për Zhvillim Rural 2023 ka ndarë një buxhet prej 24,627,000.00 euro.

Ndërkaq, nga Programi i Pagesave Direkte 2023 (subvencioneve) nga totali i aplikuesve prej 32,728 nga të cilët kanë përfituar 30,196 persona fizik dhe 880 persona juridik.

Donika Fetahu ka përfunduar Fakultetin e Gazetarise ne Universitetin “Hasan Prishtina”,. Tash gati tre vjet punon si gazetare. në portale të ndryshëm.

Ka ndjekur kurse dhe trajnime të ndryshme dhe ka qenë pjesëmarrëse e një aktiviteti nga YIHR të mbajtur në Beograd “From conflict to reconciliation”.

Artikulli është realizuar në kuadër të programit “Internship & Mentorship” të projektit “Edukimi mediatik si mjet për të luftuar dezinformimin”.

Ky program implementohet nga KosovaLive dhe është mundësuar nga SustainMedia, një projekt i GIZ i financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI