Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sporti si mjet për gjithëpërfshirje dhe zhvillim të të rinjve

Maj 19, 2026

Sporti si mjet për gjithëpërfshirje dhe zhvillim të të rinjve 

Ekipi ynë ka marrë pjesë së fundmi në një program trajnimi të udhëhequr nga PLAY International, i fokusuar në përdorimin e sportit si mjet për zhvillim social, gjithëpërfshirje, punë ekipore dhe fuqizim të të rinjve. 

Gjatë trajnimit u prezantuan metodologji inovative që ndërthurin aktivitetet fizike dhe të nxënit përmes sportit me qasjet e edukimit joformal. Këto metoda synojnë të forcojnë komunikimin, bashkëpunimin, lidershipin dhe përfshirjen sociale tek të rinjtë. 

Pas përfundimit të trajnimit, ekipi ynë realizoi një seri aktivitetesh me të rinj, të frymëzuara nga praktikat e mësuara gjatë programit. Përmes lojërave interaktive, sfidave në grup dhe aktiviteteve sportive gjithëpërfshirëse, pjesëmarrësit patën mundësi të zhvillojnë aftësi të punës ekipore, të rrisin vetëbesimin, të krijojnë lidhje sociale dhe të diskutojnë tema të rëndësishme si gjithëpërfshirja, diversiteti dhe pjesëmarrja aktive. 

Aktivitetet dëshmuan se sporti mund të shërbejë jo vetëm si aktivitet fizik, por edhe si një mjet i fuqishëm edukativ dhe social, që nxit empatinë, mendimin kritik, pjesëmarrjen dhe angazhimin në komunitet. 

Përmes integrimit të të nxënit përmes sportit në punën edukative dhe inovative, synohet krijimi i hapësirave të sigurta, aktive dhe gjithëpërfshirëse, ku të rinjtë mund të mësojnë, të bashkëpunojnë dhe të zhvillohen së bashku. 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI