Build Skills with our trainings

Sign up now!

Të rinjtë e të moshuarit të rrezikuar nga informatat, lajmet dhe përmbajtja e rreme

Jan 14, 2021

Sipas Media Index 2018, të publikuar nga Open Society Institute në Sofie të Bulgarisë, shtetet në rajonin e Ballkanit janë më të ndjeshmet dhe më të rrezikuarat në Evropë nga dezinformimi dhe lajmet e rreme. Kjo është kryesisht për shkak të nivelit të ulët të edukimit, numrit të lartë të mediave të kontrolluara nga shtetet apo intereset e bizneseve, dhe për nga mungesa e besimit në shoqëri. Kjo rrezikshmëri nga  manipulimi dhe nga konsumimi pa filter i përmbajtjes në media, paraqet një rrezik të madh për rajonin dhe specifikisht për Kosovën.

Niveli i ulët i edukimit primar, sekondar dhe terciar në Kosovë, është njëri nga kontribuuesit kryesor të rrezikut trans-nacional dhe nacional nga lajmet e rreme. Në publikimin e funditProgramme for Inter national Students Assessment (PISA), Kosova është ranguar si e fundit në Ballkan, e fundit në Evropë dhe e treta nga fundi, ndërmjet 72 shteteve të cilat morën pjesën në testin ndërkombëtar të organizuar nga Organization for Economic Cooperation and Development (OECD).

Duke marrë parasysh se Kosova ka përmirësuar rangimin në Indeksin e World Press Freedom në 2020, peizazhi medial i Kosovës ende është i fragmentuar, në njërën anë me media të cilat janë dukë vuajtur në mënyrë direkte dhe indirekte nga ndikimi politik dhe nga ndikimi financiar, dhe në anën tjetër nga sistemi i dobët gjyqësor, i cili po dështon në ndëshkimin e mediave dhe personave që prodhojnë lajme të rreme.

Në përballje me forcat e fuqishme ekonomike, edhe mediat profesionale ndodhë t’i dorëzohen preferencave dhe kërkesave të lexuesve të paarsimuar dhe për klikime e qëllime statistikore, publikojnë çka është tërheqëse, duke mbyllur sytë ndaj profesionalizmit, vetëm sa për të mbijetuar dhe për të mbetur gjallë. Shpeshherë, kjo lloj kulture mediale bëhet thikë me dy tehe, duke i bërë mediat edhe krijues edhe viktima të lajmeve të rreme dhe dezinformimit. Ndërkohë, rinia e Kosovës, është plotësisht e përmbytur në botën virtuale.

Me rritjen e penetrimit të internetit në 86%, atë të mediave sociale në 62%, dhe 109% të lidhjeve mobile, dhe 15% rritje të numrit të përdoruesve të mediave sociale, rinia është targeti kryesor për manipulim dhe ndikim. Për shkak të shkollimit të dobët, ata janë më pak të prirur për të vlerësuar kredibilitetin e informacionit dhe janë më të rrezikuar nga konsumimi, prodhimi, distribuimi dhe veprimi mbi dezinformin që e kanë hasur në media tradicionale apo ato sociale.

Të moshuarit, si përdorues me përvojë më të mangët me teknologjitë e reja, janë duke u bërë edhe viktima të keqinformimit, si edhe shpërndarës të dezinformatave, të cilat çdo ditë e më tepër po shpërndahen edhe përmes platformave të mbyllura të komunikimit si Viber, WhatsApp dhe të tjera.

Keqinformimi, dezinformimi dhe përmbajtja e rreme, po bëhen një nga problemet kryesore me të cilën po ballafaqohet bota në këtë epokë. Zhvillimi i hovshëm teknologjik, ndasitë në barazi socio-ekonomike dhe edukativo-informuese, po e vështirësojnë jetën e njerëzve dhe mirëqenien kolektive, përderisa puna e gazetarëve po bëhet çdo ditë e më e rëndësishme.

Ky poster është një rikujtim për kontrollimin e fakteve dhe informatave. Në këtë poster mund të gjeni informata ku përmes përdorimit të platformave të ndryshme, mund të verifikoni përmbajtjet e teksteve, kontekstet, citatet, të dhënat shkencore, administrative ose statistikore po ashtu edhe përmbajtjen vizuale. Në poster tregohen edhe pesë hapa se si mund të arrijmë deri te një analizë e plotë. Për më shumë, klikoni këtu për të shkarkuar posterin në shqip, anglisht dhe në gjuhën serbe.

Posteri është zhvilluar me projektin “Promovimi i Edukimit Medial dhe Forcimi i Gazetarisë së Pavarur në Ballkanin Perëndimor”, i implementuar nga Albany Associates, KosovaLive/KIMDE dhe Media Centar Sarajevo, me mbështetje të Ambasadës Britaneze në Kosovë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI