Build Skills with our trainings

Sign up now!

SAFEline: Fuqizimi i të rinjve përmes sigurisë digjitale dhe shëndetit mendor

Maj 20, 2026

SAFEline: Fuqizimi i  rinjve përmes sigurisë digjitale dhe shëndetit mendor

Në Parkun e Teknologjisë në Kamenicë u mbajt takimi hapës i projektit “SAFEline: Kamenica – Sarajevo: Digital Safety and Mental Health in Youth”, një iniciativë që synon fuqizimin e të rinjve përmes edukimit mbi sigurinë digjitale dhe mirëqenien mendore. 

Ky projekt adreson dy çështje gjithnjë e më të rëndësishme në botën e sotme digjitale: sigurinë online dhe shëndetin mendor të të rinjve. Njëkohësisht, iniciativa kontribuon në avancimin e agjendës Youth, Peace and Security (YPS) dhe nismës RYCOgnizing YPS, duke promovuar rolin aktiv të të rinjve në ndërtimin e paqes, qëndrueshmërisë dhe kohezionit social në rajon. 

Projekti u prezantua nga menaxherja e projektit, Arnisa Aliqkaj, e cila ndau me të pranishmit objektivat, aktivitetet e planifikuara dhe ndikimin e pritshëm të projektit tek të rinjtë dhe komunitetet lokale. Përmes bashkëpunimit rajonal, punëtorive edukative dhe angazhimit të të rinjve, SAFEline synon të krijojë hapësira më të sigurta digjitale dhe të mbështesë mirëqenien emocionale të të rinjve. 

Organizatorët shprehën mirënjohje për Regional Youth Cooperation Office (RYCO) dhe Qeverinë Gjermane për mbështetjen e dhënë, si dhe për partnerin Udruženje za digitalnu transformaciju dhe z. Kemal Kačapor për bashkëpunimin dhe përkushtimin në realizimin e kësaj iniciative. 

Vlerësim i veçantë iu dha edhe Komunës së Kamenicës, veçanërisht nënkryetares Arta Bajraliu dhe drejtorit Selami Klaiqi, si dhe drejtorëve të shkollave dhe psikologëve nga Kamenica dhe zonat përreth për kontributin dhe mbështetjen e tyre. 

Në kuadër të aktiviteteve hapëse u organizua edhe një panel diskutimi me profesionistë dhe përfaqësues të të rinjve, të cilët ndanë perspektiva të vlefshme mbi sigurinë kibernetike, mirëqenien e të rinjve dhe sfidat digjitale. Paneli përfshiu: 

Xhevrije Krasniqi – Psikologe
Gonxhe Sylaj – Eksperte e Sigurisë Kibernetike
Bjondina Hasani – Studente e Sigurisë Kibernetike dhe Përfaqësuese e të Rinjve
Valina Berisha – Ambasadore e të Rinjve për Siguri Kibernetike 

Pas takimit hapës, u organizua një trajnim dyditor interaktiv me pjesëmarrës të rinj nga Kamenica dhe komunat përreth. 

Dita e parë e trajnimit iu kushtua sigurisë digjitale dhe u udhëhoq nga eksperti i sigurisë kibernetike Veton Xhelili. Pjesëmarrësit trajtuan tema si rreziqet online, mbrojtja e të dhënave personale, ndërgjegjësimi për sigurinë kibernetike dhe mënyrat praktike për përdorimin më të sigurt dhe më të përgjegjshëm të teknologjisë.

Dita e dytë u fokusua në shëndetin mendor dhe mirëqenien emocionale, në një mjedis të sigurt dhe të hapur të fasilituar nga psikologia Fjolla Ramadani. Përmes diskutimeve, reflektimeve dhe ndarjes së përvojave, pjesëmarrësit u inkurajuan të flasin hapur për sfidat e shëndetit mendor me të cilat përballen të rinjtë sot. 

Punëtoria u zhvillua me një qasje interaktive dhe pjesëmarrëse, duke kombinuar ushtrime praktike, punë në ekip, diskutime dhe angazhim aktiv të të rinjve. Energjia, hapja dhe bashkëpunimi gjatë dy ditëve e bënë këtë përvojë një aktivitet edukativ dhe frymëzues. 

Projekti SAFEline përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të të rinjve për të ndërtuar komunitete digjitale më të sigurta, duke promovuar njëkohësisht ndërgjegjësimin për shëndetin mendor, qëndrueshmërinë dhe gjithëpërfshirjen. 
Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi kuptimplotë drejt krijimit të një mjedisi më të shëndetshëm, më të sigurt dhe më mbështetës për të rinjtë në rajon. 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI