Build Skills with our trainings

Sign up now!

Trajnim “iEngage & iWrite”

Maj 13, 2019

Në KosovaLive e kishim të ftuar profesoreshën Ferdije Zhushi, e cila ligjëron në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore në departamentin e Biologjisë. Ajo foli para vajzave të projektit iEngage & iWrite për historikun e përdorimit të resurseve natyrore, energjinë e ripërtëritshme, dhe rëndësinë e mbrojtjes së ambientit.

I ftuar ishte edhe Ben Dida, agronom me profesion dhe konsulent ne Recura, për të na treguar më tepër rreth cilësisë së tokave bujqësore në Kosovë dhe sa janë të punueshme ato.

Në kuadër të projektit iEngage and iWrite gjatë muajit maj, 20 vjaza të ndara në pesë grupe, janë duke shkruar artikuj dhe duke punuar video me këto tema: shpyllëzimi, ndotja e ujërave, mungesa e ushqimit të mjaftueshëm dhe kultivimi i tokave, ekonomia qarkore, dhe intervenimet që po merren në Kosovë për ndotjen e ajrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI