- Si të verifikosh informatat për një storje gazetareske? Gjithmonë kontakto direkt vet burimin (personin) i cili mund të jetë i përfshirë në storjen në zhvillim e sipër përmes telefonit apo e-mailit për t’u siguruar për ndonjë informatë apo lajm që supozohet se është duke ndodhur.
- Mos u bazo vetëm në postimet në media sociale, pa shikuar edhe në webfaqen zyrtare të institutit/kompanisë/OJQ-së dhe pa marrë konfirmim direkt me shkrim apo me telefon.
- Vërteto që komunikata për shtyp nga instituti/kompania/OJQ-ja vjen nga adresa zyrtare dhe nga personi përgjegjës për komunikim me media.
Gazetaria për verifikimin e informatave mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS dhe është punuar nga KosovaLive.