Build Skills with our trainings

Sign up now!

“Metaversi, DeepMediaTek dhe Gratë: Ku qëndrojmë?”

Nën 26, 2021

Komunikimi global u transformua kur interneti u inkuadrua në përditshmërinë njerëzore gjatë viteve të ’90-ta. U deshën vetëm një dekadë e gjysmë që mediat sociale të transformojnë shoqëritë e tëra dhe mënyrën se si ne bashkëveprojmë me përmbajtjen mediale, si i konsumojmë lajmet, si komunikojmë me të dashurit tanë dhe si bëjmë biznes.
 
Demokratizimi i teknologjisë, i edukimit dhe i qasjes në informata e përshpejtoi inovacionin në një shkallë të paparaparë për njerëzimin siç e njohim sot, duke bërë Metaversin dhe DeepMediaTek kufinjtë e rradhës që do e ndryshojnë jetën tanë dhe potencialisht ridefinojnë çfarë do të thotë të jesh njeri. 
 
KosovaLive në bashkëpunim me Albany Associates dhe British Embassy Prishtina, me mbështetje të Foreign Commonwealth and Development Office shprehin kënaqësinë për organizimin e konferencës hibride “Metaversi, DeepMediaTek dhe Gratë: Ku qëndrojmë?”
 
Kjo konferencë e nivelit të lartë, e cila do të mbahet më 22 dhjetor 2021 në KosovaLive Hub në Prishtinë, Kosovë do të mbledhë ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë të medias dhe teknologjisë, zyrtarë të qeverisë, influencerë, gra lidere, pjesëmarrës nga shoqëria civile, si dhe folës e profesionistë të inteligjencës artificiale dhe metaversit
 
Për shkak të kufizimeve rreth pandemisë COVID-19, pjesëmarrja fizike është vetëm me ftesë. Ndërkaq pjesëmarrja virtuale është e hapur për publikun. Detajet rreth konferencës do të dërgohen pas regjistrimit tuaj.
 
Para-Regjistrohuni për pjesëmarrje në konferencë këtu:  https://lnkd.in/eXk6rfPM

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI