Build Skills with our trainings

Sign up now!

IKShPK: Gjendja aktuale e kualitetit të ujit për pije është e njëjtë në rajonet e prekura nga të reshurat

Nën 24, 2022

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton për situatën e furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e vërshuara.

IKShPK thotë se ekipet  në teren vazhdojnë me monitorim të ujit për pije dhe nga raportimet sot gjendja aktuale e kualitetit të ujit për pije është e njëjtë në rajonet e prekura nga të reshurat.

Rajoni i Prishtinës:

Për shkak të vlerave të larta të turbullirës ende është jasht funksionit fabrika në Shkabaj. Në Drenas turbullira 1NTU-1.5 NTU është lëshuar uji në sistem dhe janë njoftuar qytetarët se ky ujë është për përdorim teknik.

Rajoni i Mitrovicës:

Në mostrat e marra në Shipol, ende ka vlera të shtuara të turbullirës, vlera të shtuara të Manganit dhe kontaminim bakteror. Uji në Mitrovicë dhe Skënderaj nuk i përmbushë standardet e parapara.

Rajoni i Pejës:

Burimi i Radavcit; burimi Istog; burimi Janinës – Klinë; dhe burimi Shkozë në Junik, me një përmirësim të vogël, ende rezultojnë me vlera të rritura të turbullirës. Mostrat e ujit nga këto njësi, në laboratorin mikrobiologjik janë në përpunim e sipër për 24 orë për shkak të indikacioneve për kontaminim bakteriologjik.

Rajoni i Gjakovës:

Edhe sot janë vlera të shtuara të turbullirës në sistemet Damjan dhe Gërqinë.

Rajoni i Prizrenit:

Në Malishevë vlerat e turbullirës janë lehtësisht të zvogluara, por uji si i tillë është jashtë standardit.

Rajoni i Ferizajit: Pa probleme.

Rajoni i Gjilanit:

Në Viti dhe Artanë uji në burim është ende me vlera të shtuara të turbullirës. Qytetarët janë të njoftuar se uji nuk është për pije, por të përdoret si ujë teknik.

Në zonat tjera të furnizimit vazhdon monitorimi i rregullt dhe të gjitha parametrat laboratorik i plotësojnë standardet e parapara.

Shpresojmë se nesër do të ulen vlerat e turbullirës dhe të rikthehet prodhimi i ujit në fabrika. Ekipet do të vazhdojnë me mostrim të ujit.

Rekomandohen qytetarët në rajon ku uji nuk është në përputhshmëri me standardet e parapara që para përdorimit uji të vlohet të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar, thuhet në postimin në Facebook të IKShPK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM