- Jo çdo informatë e shkruar në formë artikulli apo e prezantuar në formë video-je është e bazuar në fakte të vërtetuara shkencëtarisht.
- Është obligim i yti si gazetar/e, për kredibilitetin dhe profesionalizmin tënd, të vlerësosh webfaqen, institutin/organizatën/kompaninë nga e cila je duke e marrë burimin sekondar (informatën) që po e citon në lajm.
- Para se të vendosësh që ta citosh si burim sekondar hulumto detajisht vërtetësinë, kredibilitetin, korrektësinë dhe profesionalizmin e organizatës/kompanisë/institutit që e ka publikuar informatën.
Gazetaria për verifikimin e informatave mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS dhe është punuar nga KosovaLive.