Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bashkëpunim mes Kosovës dhe Gjermanisë, në fushën e ekonomisë dhe financave

Pri 6, 2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ku kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht për zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga marrëveshja kornizë ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij gjerman.

Ambasadori  gjerman Jorn Rohde e uroi ministrin Murati për detyrën e re dhe gjithashtu shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit gjerman për ndihmë dhe bashkëpunim me institucionet qeverisëse të Kosovës, veçanërisht Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Ndërsa, ministri Murati  e falënderoi ambasadorin Rohde për urimet dhe vizitën dhe e njoftoi atë për planet dhe prioritetet e institucionit që drejton. Gjithashtu e shprehi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë Kurti për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, sidomos në fushën e ekonomisë dhe financave, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM