Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi- Weidinger: Arsimi i lartë dhe investimet direkte, pika kryesore e bashkëpunimit Kosovë-Austri

Maj 12, 2021

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Ambasadori Weidinger e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja. Ai theksoi se Austria do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës, sikurse dhe popullin e Kosovës, në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Ai veçoi fushën e arsimit të lartë dhe atë të investimeve direkte si pika kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve.

 Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Austrisë ia ka dhënë Kosovës, dhe theksoi vullnetin dhe gatishmërinë për të shtuar bashkëpunimin edhe në fusha të ndryshme me interes për të dyja vendet.

Ambasadori Weidinger dhe zëvendëskryeministri Bislimi diskutuan edhe për situatën me pandeminë Covid-19 në Kosovë, vizitën e kryeministrit Kurti dhe zëvendëskryeministrave Bislimi e Gërvalla në Bruksel, si dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Në mbyllje të takimit, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për vizitën, duke uruar që bashkëpunimi në mes të dy  institucioneve që përfaqësojnë të thellohet edhe më shumë, thuhet në komunikatën për media e Zyfrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM