Build Skills with our trainings

Sign up now!

SHSKUK: Spitalet e Përgjithshme të gatshme për të përkrahur fushatën e vaksinimit

Maj 12, 2021

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, dr. Valbon Krasniqi, ka mbajtur takim me drejtorët e spitaleve të përgjithshme.
Në takim është diskutuar në lidhje me menaxhimin e situatës me COVID-19, trajtimin e rasteve të tilla në spitalet e përgjithshme, poashtu referimin e rasteve nga spitalet e përgjithshme për në klinikat e QKUK-së dhe mundësia e përkrahjes së fushatës së vaksinimit nga ana e spitaleve të përgjithshme.
Drejtori Krasniqi falënderoi spitalet për punën që kanë bërë në menaxhimin e rasteve me COVID.
Ai kërkoi nga drejtorët që spitalet e përgjithshme të shfrytëzojnë maksimalisht kapacitetet infrastrukturore dhe profesionale dhe referimet për QKUK të bëhen vetëm në rastet kur një shërbim nuk mund të ofrohet në spitalin përkatës.
Spitalet e Përgjithshme shprehen vullnetin dhe gatishmërinë që në rast nevoje të përkrahin zbatimin e planit të vaksinimit, thuhet në postimin në Facebook të SHSKUK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM