Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vazhdon bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës Britanike

Maj 12, 2021

Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada Britanike kanë nënshkruar sot Memorandum Mirëkuptimi për të vazhduar ofrimin e mbështetjes për Ministrinë, përmes angazhimit të ekspertëve vendorë ligjorë.

Ekspertët ligjorë do të vazhdojnë të mbështesin Ministrinë në finalizimin e Rishikimit Funksional, në hartimi të legjislacionit si dhe në avancimin e prioriteteve të tjera të Ambasadës Britanike.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit, Zv. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, e falënderoi Ambasadën për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë dhe theksoi se është i bindur se angazhimi i ekspertëve që shërbejnë në Ministri do të vazhdojë të jetë i kënaqshëm siç ka qenë deri më tash.

Ndërkaq, kryesuesja e Sundimit të Ligjit dhe Sigurisë Ndërkombëtare në Ambasadën Britanike, Jennifer Blakeney, tha se kjo do t’i mundësojë Britanisë që të vazhdojë të ofroj mbështetje përmes ekspertëve ligjorë për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe për t’i ndihmuar qeverisë për të arritur prioritetet e saj në sundimin e ligjit, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM