Build Skills with our trainings

Sign up now!

Çeku: Kosova do ta kujtojë Ismet Bogujevcin për veprimtarinë e tij të lartë muzikore

Maj 13, 2021

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në emër të Ministrisë ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, Ismet Bogujevci, personalitetit të shquar të këngës popullore dhe i gjithë folklorit kombëtar. Një figurë e veçantë që e promovoi kulturën tonë në shumë forma duke ngritur dhe jetësuar vlerat kombëtare për dekada të tëra.

Ai ishte një prej personaliteteve të shquara që kontribuoi në institucionet e kulturës së fundmi edhe si anëtar i Këshillit Drejtues të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve ‘Shota’. Kontributi i tij në muzikën popullore, duke filluar nga kënga ikonike ‘Martesa jonë’ deri te interpretimi i këngëve popullore të trevave shqiptare, ka qenë i jashtëzakonshëm në ruajtjen e ngjyrës origjinale të këngës shqipe, ka thënë Çeku në postimin e tij në Facebook.

 

Aktiviteti i tij artistik, ka nisur rrugëtimin me shoqërinë kulturo-artistike ‘Josip Rela’ në Podujevë. Ishte viti 1972 kur ai hyri furishëm si këngëtar por dhe si aktor meqë shoqëria ‘Josip Rela’ kishte shtrirje në dy fusha permanente – muzikë dhe aktivitete teatrore – dramatike. “Halili dhe Hajria” në rolin e Qatipit, është kjo dramë e njohur, në të cilën Bogujevci u shfaq për herë të parë në skenën e Teatrit të Podujevës.

 

Bogujevci ka vazhduar aktivitetin e tij artistik në shoqërinë ‘Ramiz Sadiku’ ndër vite në Prishtinë dhe rajonin ballkanik. Nga viti 2000, ai punoi si solist këngëtar në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve ‘Shota’ ndërsa, nga viti 2012 – 2013 ishte UD Drejtor i Ansamblit, periudhë përgjatë së cilës ansambli ka fituar disa çmime ndërkombëtare në festivale prestigjioze nëpër botë, përfshirë në Turqi, Itali dhe Bullgari. Si solist muzikor, Ismet Bogujevci ka fituar një mori çmimesh përfshirë çmimim ‘Mikrofoni i Artë’.

 

Disa prej këngëve që u bënë himn për skenën muzikore janë:

– “Kur ta fala një tufë gërshetë” e interpretuar në duet me Nexhmije Pagarushën, këngë që ishte shpërblyer me vendin e parë dhe që ka mbetur e përhershme për veshët muzikor.

– “Martesa jonë” është kënga e cila u bë vjershërim dhe adresë për të rinjët e martuar dhe të pa martuar.

– “O moj bukuroshe”

– “Ke selvite e namazgjasë”

– “Tefik Canga”

– “Bajram Curr o Bajram Curr” dhe shumë të tjera.

 

Kosova do ta kujtojë Ismet Bogujevcin për veprimtarinë e tij të lartë muzikore dhe do të përkujdeset për ruajtjen e trashëgimisë së tij artistike që e ka lënë si thesar për kombin tonë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM