Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu zhvilloi një takim me ambasadoren e Suedisë Karin Hernmack Ahliny dhe zyrtarin politik Olle Ingvarsson.
Duke shprehur falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë, ministrja Haxhiu i informoi më shumë rreth prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë dhe çështjeve të përbashkëta në fushën e sundimit të ligjit.
Në anën tjetër ambasadorja Karin Hernmack Ahliny vuri theksin te respektimi i të drejtave të njeriut, dhe njoftoi ministren e Drejtësisë Haxhiu lidhur me kontributin e Suedisë në fusha të ndryshme, në veçanti në sundimin e ligjit.
Nga të dy palët u shpreh vullnet për bashkëpunim me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit, thuhet në komunikatën për media e MD-së.