Build Skills with our trainings

Sign up now!

SHKK pranon 49 detektorë statik nga Ambasada e ShBA-së

Maj 18, 2021

Shërbimi Korrektes i Kosovës ka pranuar  donacionin e radhës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht nga Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Në këtë donacion janë pranuar 49 detektorë statik, të cilët do të shërbejnë për kontrollimin e personave gjatë hyrje daljeve nëpër të gjitha institucionet korrektuese.

Detektorët janë pajisje të avancuara, të cilët do të lehtësojnë punën e stafit në parandalimin e futjes së mjeteve të rrezikshme brenda institucioneve korrektuese.

Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në hyrjet dhe daljet e institucioneve korrektuese, si dhe përmirësimin e kushteve të punës, duke u mundësuar zyrtarëve korrektues që punën e tyre të përditshme ta kryejnë me efikasitet edhe më të lartë.

ICITAP&INL me donacionet e saj po vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, veçanërisht atë të sigurisë, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi të vetqendrueshem, të pavarur dhe të sigurt, thuhet në komunikatën për media e SHKK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM