Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sveçla- Jusufi: Avancim edhe më tej i kalimeve kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Qer 1, 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla  priti në takim ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe menaxhimin e kontrollit kufitar.

Me këtë rast ministri Sveçla e njoftoi ambasadoren Jusufi me prioritetet e MPB-së, të cilat parashihen që të realizohen gjatë mandatit të tij.

Në këtë takim po ashtu u bisedua edhe për disa modalitete në avancimin edhe më tej të kalimeve kufitare mes dy vendeve, në mënyrë që të krijohen sa më shumë lehtësira sidomos për banorët e të dy vendeve që jetojnë afër kufirit.

Nga ana e saj, ambasadorja Shpresa Jusufi, ka falënderuar ministrin Sveçla për gatishmërinë e tij për bashkëpunim reciprok dhe ka rikonfirmuar mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të rritur bashkëpunimin në funksion të zhvillimit tek të dy vendet, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM