Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bashkëpunim bilateral i Kosovës dhe Belgjikës në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale

Qer 2, 2021

Në ciklin e vizitave të përfaqësuesëve diplomatik, ministri Armend Mehaj ka pritur sot në takim shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Jean-Louis Servais. Pasi pranoi urimet, Mehaj, njoftoi Servais me zhvillimet aktuale në Ministri dhe qëllimet e tij strategjike në të ardhmen.

Ai në vazhdim shprehu interesimin për avancimin e bashkëpunimit bilateral në mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe synimit për anëtarësim në NATO.

Nga ana e tij, Servais, vlerësoi lart të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe qëllimet strategjike të ministrit Mehaj, duke shprehur angazhimin e tij në të ardhmen për të mbështetur në realizimin e objektivave të tij.

Në fund të dy u pajtuan që të intensifikohen kontaktet në funksion të thellimit të bashkëpunimit bilateral në fushat e interesit të përbashkët në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM