Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Rüter: Mbështetje e vazhdueshme e NALT-it për FSK-në, për ndërtimin e kapaciteteve brenda mandatit

Qer 4, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në zyrën e tij Gjeneral Jörg Rüter, drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NATO Advisory and Liaison Team – NALT).

Gjenerali Rüter uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe përgjegjësinë e re.

Kryeministri Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohjen për rolin e NALT-it në përkrahje të organizatave të sigurisë në Kosovë.

Kryeministri Kurti shprehu rëndësinë e sigurisë dhe paqes në rajon, për mbarëvajtjen e aktiviteteve stërvitëse të përbashkëta të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës me trupat e vendeve aleate në  kuadër të “Defender Europe 21” të udhëhequr nga ShBA-të, si dhe përgatitjen e ushtarëve FSK-së. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për këtë institucion.

Gjenerali Rüter siguroi mbështetjen e vazhdueshme të NALT-it për Forcën e Sigurisë së Kosovës për ndërtimin e kapaciteteve brenda mandatit të NALT-it, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM