Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca- Basha: Mbështetje e plotë e PDSh në të gjitha sfidat me të cilat përballen institucionet e Kosovës

Qer 7, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka përmbyllur vizitën e tij zyrtare në Tiranë, me pritjen nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Në takim u shkëmbyen mendime lidhur me zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

Duke e uruar kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re në krye të legjislativit të Kosovës, kryetari i PD-së e siguroi atë për mbështetjen e plotë dhe koherente të Partisë Demokratike të Shqipërisë në të gjitha sfidat me të cilat përballen institucionet e Kosovës, si dhe për mbështetjen e plotë dhe vëllazërore për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Për mua prioritet vazhdon të mbetet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, anëtarësimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe përfundimi me sukses i dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me njohjen e ndërsjellë të këtyre dy shteteve”, theksoi Basha.

Kryekuvendari Glauk Konjufca tha se qëndrimet e Partisë Demokratike të Shqipërisë lidhur me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë janë shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe e ndihmojnë atë në pozicionimin e saj në proceset e ardhshme, pra edhe në dialogun me Serbinë, por edhe në sfidat e integrimit evropian.

“Vetëm duke pasur një pozicion unik e të përbashkët, për të cilin punojmë duke e ndërtuar bashkë në vazhdimësi, të dy shtetet tona mund të kenë sukses”, theksoi Konjufca.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM