Build Skills with our trainings

Sign up now!

Deliu-Kodra: Vjosa Osmani me urdhër të Albin Kurtit po rrezikon zgjedhjet në Kosovë përmes kapjes së KQZ-së

Qer 14, 2021

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, tha sot se shkarkimi i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, është veprim politik i presidentes Vjosa Osmani nën urdhrat e kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot zbatoi urdhrin politik të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për ta kapur edhe një institucion të pavarur kushtetues të Kosovës siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky është sulm direkt mbi KQZ-në dhe kapje e këtij institucioni”, tha Deliu-Kodra.

Veprimi i sotëm i presidentes Vjosa Osmani, sipas deputetes Deliu-Kodra, përbënë shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe ndërhyrje flagrante në institucionin e pavarur kushtetues.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tash e sa vite është vlerësuar nga të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë për organizimin e zgjedhjeve kredibile, më të mira në rajon. Sot presidentja Vjosa Osmani përmes urdhrave politik të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, e goditi pavarësinë e KQZ-së dhe po vënë në pikëpyetje kredibilitetin e këtij institucioni në prag të zgjedhjeve lokale”, tha ajo.

PDK fton të gjitha Ambasadat e Vendeve të QUINT-it që të reagojnë urgjentisht për cenimin e institucioneve të pavarura kushtetuese në Kosovë, përmndryshe, siç tha deputetja Deliu-Kodra, mos reagimi i tyre konfirmon mbështetjen e kapjes së këtyre institucioneve të pavarura.

Deliu Kodra tha se nga sot, Vjosa Osmani do të jetë përgjegjëse direkte e mbarëvajtjes së zgjedhjeve lokale në vjeshtë të këtij viti.

“Para se të vijnë deri tek shkarkimi politik i zonjës Daka, Lëvizja Vetëvendosje u kujdes që së pari ta indimidojë atë duke filluar nga sulmet e ulëta në mbledhjet e KQZ-së nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes aty, e nga jashtë duke e linçuar përmes aktivistëve të dhunshëm nëpër rrjete sociale. Kjo flet më së miri për dhunën politike që ka nisur ta ushtrojë qeveria e Albin Kurtit nëpërmjet presidentes Vjosa Osmani për goditjen e institucioneve të pavarura dhe për kapjen e tyre nga mbesat dhe nipërit e pushtetit të Vetëvendosjes”, tha Deliu-Kodra.

Ajo tha se skenari i kapjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ka filluar para disa javësh kur presidentja e njëanshme Vjosa Osmani nuk ka dekretuar emërimin e anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ dhe atij të koalicionit VAKAT, duke synuar zëvendësimin e tyre me përfaqësues të pushtetit, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM