Build Skills with our trainings

Sign up now!

Murati vlerëson lartë angazhimin e BERZH në adresimin e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19

Kor 2, 2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka marrë pjesë në takimet vjetore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në cilësinë e guvernatorit të Republikës së Kosovës në këtë Bankë.

Gjatë seancës plenare, Ministri Murati së bashku me guvernatorët e shteteve tjera anëtare të Bankës, vlerësuan lartë angazhimin e BERZH-it në adresimin e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19 përmes instrumenteve fleskibile dhe efektive të investimit.

Më tutje, në deklaratën e tij, ministri Murati inkurajoi menaxhmentin e Bankës që të ketë qasje proaktive në angazhime si të sektorit privat ashtu edhe atë publik, në mënyrë që të sigurohet rimëkëmbje ekonomike gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme. Ministri poashtu theksoi edhe rëndësinë e adresimit të sfidave të ngrohjes globale duke ndjekur Ambiciet Klimatike të BERZH-it, sado sfiduese që mund të jenë karshi sfidave tjera zhvillimore të vendit tonë.

Duke e mbështetur bashkëpunimin e shkëlqyer të së kaluarës, Ministri përfundoi duke përsëritur angazhimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit në implementim të iniciativave për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Përndryshe, BERZH-i këtë vit feston 30 vjetorin e themelimit, ndërsa Republika e Kosovës është anëtarësuar në këtë institucion ndërkombëtar financiar që nga viti 2012, thuhet në komunikatën për media e MF-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM