Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti falënderon Szunyog për mbështetjen e vazhdueshme të Zyrës së BE-së

Kor 6, 2021

Puna dhe të arriturat kryesore të 100 ditëve të Qeverisë ishin tema kyçe e takimit mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së, ambasadorin Tomáš Szunyog.

Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadorin për progresin e shënuar në këta tre muaj, që ka hedhur bazat për reforma afatgjata dhe shtet të drejtë e zhvillimor. Formalizmi gradual i ekonomisë dhe intervenimet përmes pakos financiare për ringjallje ekonomike u veçuan si faktorë kryesorë të rritjes së të hyrave buxhetore për 30%, rritjes së aktivitetit ekonomik për 15% dhe eksportit për 66%.

U vlerësua përmirësimi i dukshëm i situatës aktuale në menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe sigurimi i dy milionë vaksinave për qytetarët e Kosovës. Kryeministri falënderoi ambasadorin Szunyog për mbështetjen e vazhdueshme të Zyrës së Bashkimit Evropian.

U diskutua për Procesin e Berlinit dhe perspektivën e Kosovës dhe rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe Raportin e ardhshëm të Progresit për Kosovën.

Gjatë takimit u bisedua edhe për sektorin e energjisë në vend, riparimet e nevojshme të termo-elektranave, si dhe prioritetet dhe përkushtimin ndaj të gjitha komuniteteve pakicë në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM