Build Skills with our trainings

Sign up now!

PSD: Parimet e Kurtit i mori era

Kor 14, 2021

Partia Socialdemokrate sot ka mbajtur një aksion para Qeverisë, duke lëshuar në ajër balona me mbishkrime të premtimeve gjatë fushatës së kryeministrit Albin Kurti.

Anëtarët e PSD kanë thëënë se sado i madh të jetë pushteti i Kurtit, qëndrimet e dikurshme nuk i fsheh dot, ai premtoi që duhet: dialog me serbët lokal, rishikim të marrëveshjeve, kërkim falje nga Serbia, reciprocitet, dialog të hapur dhe demokratik, refuzim të Asociacionit, kërkesë për riparimin e dëmeve të luftës, nevojën e njohjes, e kështu me radhë. Por parimet e tij për dialogun i mori era.

 

Negociatat kanë rifilluar pas sa kohësh, aty ku kanë mbetur. Për më tepër, Besnik Bislimi pranon se janë pajtuar me të gjitha marrëveshjet, përveç atë për targat KS. Ajo çka dallohet nga ky proces është tentimi për ndërrim të terminologjisë, ndërrim të tonit dhe të ritmit, por jo edhe të procesit. Sepse në të kundërtën do të kishim dëgjuar për një projekt alternativ, si propozim i KM. Kurti. Në vend të një përpjekjeje politike për përmbylljen e çështjes me Serbinë dhe hapjen e mundësive të reja zhvillimi, kemi bunkerizim të pushtetit të ri. Aty – këtu dëgjohen intervista të rralla dhe të kontrolluara mirë.

 

Ndërrimi i gjuhës me të cilin akomodohen marrëveshjet e vjetra, tentojnë amortizim të pakënaqësisë, krijim të hutisë. E kush ka nevojë për qartësi e njohuri kur në ballë prinë një politikan që e sheh vetën si bartës të fatit të historisë? E për këtë shërbim ndaj qytetarëve, ai kërkon besim të verbër. Regjimi i tij don dëgjueshmëri.

 

Nga prioriteti i shtatë, dialogun e ngriti në të tretin e të dytin, e shumë shpejt u bë i pari. E për këtë nuk dha llogari. Regjimi i Kurtit përveç që është i mbyllur sa i përket ecurisë për dialogun, ai po e bunkerizon Kosovën përmes përjetësimit të problemit me Serbinë. Me ose pa Asociacion, ruajtja e pushtetit është qëllimi i tij.

 

Gjuha në njërën anë, mungesa e trasparencës në anën tjetër, janë shenja që duhen lexuar. Përmes bashkimit të këtyre pikave vizatohet problemi. Figura del e duket. Për projekt që zgjidh problemin me Serbinë, duhet guxim. E Kurti e ka karakteristikën e liderëve autoritar: ata janë frikacak.

 

Por sado i madh të jetë pushteti i Kurtit, qëndrimet e dikurshme nuk i fsheh dot. Ai premtoi që duhet: dialog me serbët lokal, rishikim të marrëveshjeve, kërkim falje nga Serbia, reciprocitet, dialog të hapur dhe demokratik, refuzim të Asociacionit, kërkesë për riparimin e dëmeve të luftës, nevojën e njohjes, e kështu me radhë. Por parimet e tij për dialogun i mori era, thuhet në faqen zyrtare të PSD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM