Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi sot ka marrë vendim për zbritjen e çmimit të paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer prej 20 Euro në 10 Euro, përkitazi qytetarët do të paguajnë 10 Euro më pak se sa paguanin në të kaluarën.
Në përputhje me nenin 74 të Ligjit nr.05/L-064 për Patentë-Shofer, dhe shtojcës 1 pika 10 të Rregullores (QRK) nr.02/2021 për fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, u nxjerr vendimi i ri, i cili përcakton çmimet e paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike për secilën kategori të patentë shoferëve, thuhet në postimin në Facebook të MMPHI-së.