Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj: Ministria e Mbrojtjes në gatishmëri për tejkalimin e gjendjes së krijuar nga zjarret në vend

Gus 2, 2021

Për shkak të shtimit të vatrave të zjarrit në disa lokacione, Ministria e Mbrojtjes është në monitorim të situatës së krijuar.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj në postimin e tij në Facebook ka bërë të ditur se që nga dita e parë e shpërthimit të zjarreve në disa lokacione, ka angazhuar njësitet e specializuara për reagim në lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Ministri Mehaj ka apeluar te qytetarët për shtim të kujdesit në shpenzimin racional të ujit, të mos ndezën zjarre në ambiente të hapura dhe të mos hedhen gjësende potenciale që mund të shkaktojnë zjarret.

“Ju ftoj që nëse vëreni ndonjë abuzim të mundshëm të denoncojnë në organet përgjegjëse keqbërësit dhe personat e pakujdesshëm, krahas bashkëpunimit tuaj me njësitë tona të FSK-së në operacione, kjo do të ishte ndihmë e madhe nga ana juaj”, ka thënë Mehaj.

Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me agjencitë tjera shtetërore të sigurisë është në gatishmëri dhe veprim të plotë për të menaxhuar, tejkaluar dhe sanuar gjendjen e krijuar.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM