Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti në Suharekë bën thirrje për kujdes që zjarret të mos rishfaqen

Gus 3, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Komunën e Suharekës për t’u njoftuar nga afër me situatën pas zjarreve që kanë shpërthyer në këtë komunë.

Me gjendjen dhe dëmet e shkaktuara e ka njoftuar kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe njësiti i zjarrfikësve të Suharekës.

Më pas kryeministri ka vizituar Zonën Industriale, e cila ishte e rrezikuar nga përhapja e zjarreve, por që u shuan me angazhimin e madh të FSK-së, zjarrfikësve, organeve komunale e qendrore. Kryeministri Kurti bëri thirrje për kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura shumë të larta.

“Duhet të jemi shumë vigjilentë dhe të kujdesshëm, meqenëse edhe sot, edhe nesër, edhe pasnesër, do të jenë temperaturat e larta dhe erërat e fuqishme e bëjnë shumë më të vështirë fikjen e zjarreve më pastaj”, tha ai.

Kryeministri Kurti i falënderoi edhe komunat e tjera që e ndihmuan Komunën e Suharekës, e cila siç tha ai, e ka një florë dhe faunë të jashtëzakonshme dhe bjeshkë shumë të pasura.

Ai tha se bashkatdhetarët të cilët kanë ardhur për pushime në Suharekë, duhet të ndjehen të sigurt, por tërhoqi vërejtjen sërish për kujdes në mënyrë që zjarret që u fikën këto ditë, të mos rishfaqen, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

“Në veçanti, dua të falënderoj vullnetarin, qytetarin e Suharekës dhe jo vetëm të kësaj komune, të cilët bashkë me institucionet këtu, ishin në front të kësaj situate emergjente dhe tash për tash arritën me sukses që dëmet materiale t’i kemi sa të më të vogla, ndërkaq ato njerëzore të mos na shfaqen”, tha kryeministri Kurti.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM