Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministri Mehaj dekoroi me medaljen “Shërbim i shquar” këshilltarin ushtarak kroat, kolonel Peric

Gus 3, 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në takim të veçantë këshilltarin ushtarak kroat në kuadër të NALT-it në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Rajko Peric.

Me këtë rast, Mehaj, në shenjë të mirënjohjes për angazhimin e jashtëzakonshëm  në menaxhimin  e fatkeqësisë tragjike  të javës së kaluar në Sllavonski Brod të Kroacisë, kolonelin Peric dekoroi me medaljen “Shërbim i shquar”.  Gjithashtu, ai shprehu edhe falënderimin dhe mirënjohjen për angazhimin e tij me përkushtim të lartë profesional, në këshillëdhënie për stafin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Ministri Mehaj, ndër të tjera theksoi edhe njëherë vlerësimin e lartë për  lidhjen e natyrshme dhe bashkëpunimin e fuqishëm me shtetin mik kroat, të dëshmuar edhe në rastin e fatkeqësisë tragjike në Kroaci.

Nga ana e tij, kolonel Peric, shprehu përshtypjet dhe admirimin e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe vizionin e saj për të ardhmen.

Koloneli Peric, përkushtimin e tij  për mbështetje nga autoritetet kroate është duke e dëshmuar edhe në koordinimin e mbështetjes së mundshme në menaxhimin e zjarreve të ditëve të fundit, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM