Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shënon hapjen e Muajit të Rinisë

Gus 3, 2021

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në partneritet me zyrën e UNICEF-it në Kosovë sot shënoi Muajin e Rinisë përmes fazës së dytë të Programit të Punës Praktike “Kosovo Generation Unlimited”, me mundësi të punës praktike për 900 të rinj, mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim.

Të pranishëm në ngjarje ishin Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, këshilltarja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Dorotea Deshishku, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, private dhe publike, Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC), mediat si dhe 200 të rinj.

Meqenëse Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, Muaji i Rinisë është një mundësi për të vënë në pah nevojën për vendosjen e të rinjve në qendër të prioriteteve kombëtare dhe për t`iu ofruar atyre aftësitë e nevojshme për të ardhmen.

Programi “Kosovo Generation Unlimited” synon të adresojë kalimin e të rinjve nga shkollimi në punësim. Vitin e kaluar, si pjesë e fazës së parë të programit, 500 të rinj janë vendosur në pozita të punës praktike, prej të cilëve 38% janë punësuar. Sot, në shënim të Muajit të Rinisë, Zyra e UNICEF-it në Kosovë në fazën e dytë të programit “Kosovo Generation Unlimited” u ka ofruar mundësi për punë praktike 900 të rinjve në më shumë se 130 entitete private dhe publike.

Me këtë rast Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është krenar me punën e të rinjve dhe se Kosova do të investojë në potencialin e brezit të ardhshëm.

“Të flas me të rinjtë është e rëndësishme. Ne jemi krenarë me të rinjtë tanë sepse po korrin sukses në të gjitha fushat, në kulturë, në sport dhe falë këtyre sukseseve Kosova dhe simbolet tona vazhdimisht paraqiten krah për krah me shtetet e zhvilluara” tha Kurti.

“Sfidat tona do të zgjidhen nga ky brez i të rinjve. Më shumë se liderë të rinjtë janë subjekt i ndryshimit. Rinia ka qenë zëri i lartë që shoqëria të përparojë. Sikur më parë Kosova po investon në potencialin e brezit të ardhshëm” shtoi kryeministri Kurti.

Ndërsa, ambasadori i Austrisë, Christoph Weidigner, tha “Ky muaj i të rinjve është instrument i mrekullueshëm për të arritur objektivin me të rinjtë që ata të ndjekin ëndrrat e tyre. Të rinjtë janë pasuria më e madhe në Kosovë dhe më vjen mirë që Austria është mbështetja më e madhe për ta”.

Këshilltarja e MKRS-së, Dorotea Deshishku, tha se për këtë organizim, jemi siguruar që programi i këtij muaji të promovojë dhe adresojë të gjitha ato çështje që i konsiderojmë thelbësore për një jetë më të mirë.

Po fillojmë me punësimin sot, por do vazhdojmë me fusha si rekreacioni, arsimi dhe shkenca, migracioni dhe integrimi i mërgatës, vullnetarizmi, përfshirja sociale, angazhimi në komunitet, aktivizimi mjedisor dhe shëndeti mendor i të rinjve”. 

Aktivitetet e Muajit të Rinisë organizohen nga data 2 gusht deri më 27 gusht, në bashkëpunim me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, thuhet në komunikatën për media e MKRS-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM