Ministri I Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar bisedë telefonike me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi.
Mehaj ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur institucionet greke për menaxhimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga zjarret në Greqi ditëve të fundit.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se rreziqet nga faktorët e ndryshëm, përcaktojnë faktin se fryma e bashkëpunimit rajonal në parandalimin, reagimin dhe rimkëmbjen pas pasojave të tyre, është nevojë e pashmangshme për të gjitha vendet e rajonit.
Në bisedën e sotme telefonike me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, i shpreha gatishmërinë dhe vullnetin tonë të plotë për të mbështetur institucionet greke me aftësitë dhe kapacitetet tona operacionale në disponim për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga zjarret e ditëve të fundit.
Kërcënimet dhe rreziqet nga faktorët e ndryshëm në realitetin e sotëm, përcaktojnë faktin se, fryma e bashkëpunimit rajonal në parandalimin, menaxhimin, reagimin dhe rimkëmbjen pas pasojave të tyre, është nevojë e pashmangshme për të gjitha vendet e rajonit tonë dhe më gjerë.