Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston një person për veprën penale, vrasje e rëndë në tentativë

Gus 14, 2021

Policia në Mitrovicën e Jugut, ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit ’. Me të pranuar informatën, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit, është plagosur viktima mashkull i moshës 40 vjeçar, i cili me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas është dërguar në QKUK- Prishtinë.

Nga ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur një (1) gëzhojë, një (1) predhë të plumbit, dhe një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, të cilit me vendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rrjedha hetimore është duke vazhduar drejt zbardhjes së të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale ’’Vrasje e rëndë në tentativë’’, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM