Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka ngushëlluar familjen Tahiri me rastin e vdekjes së politologut të shquar, Ramush Tahiri.
Konjufca në
postimin e tij në Facebook ka thënë se për më shumë se tri dekada Ramush Tahiri ka dhënë kontribut të vyer gjatë përpjekjes sonë të suksesshme kolektive për çlirim nga okupimi serb dhe shtetndërtimin e Republikës. U prehtë i qetë e në paqe!
I tronditur e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të politologut tonë të shquar, Ramush Tahiri.
Rezoni politik që ai ka reflektuar sa herë diskutonte për zhvillimet kombëtare, rajonale e ndërkombëtare, ishin gjithnjë frymëzuese
Për më shumë se tri dekada ai dha një kontribut të vyer gjatë përpjekjes sonë të suksesshme kolektive për çlirim nga okupimi serb dhe shtetndërtimin e Republikës.
Duke e pas njohur personalisht dhe pjesëmarrës bashkë me të nëpër shumë emisione televizive, Ramush Tahiri do të na mungojë të gjithëve.
Ngushëllime familjes Tahiri, miqve e bashkëpunëtorëve të tij.
U prehtë i qetë e në paqe!