Pas verifikimit të të gjitha fakteve dhe shterjes së të gjitha procedurave ligjore, Komisioni Disiplinorë në Administratës Tatimorë të Kosovës me datë 12 gusht 2021 ka marrë vendim për shqiptimin e tri masave disiplinore ndaj tre zyrtarëve të ATK-së. Masat disiplinore janë shqiptuar në mungesa të paarsyeshme në punë mbi pesë (5) ditë.
Lidhur me shkeljet e rënda të konstatuar nga Komisioni Disiplinorë, dy zyrtarëve ju është shqiptuar masa disiplinore largimi nga Shërbimi Civil në përputhje me nenin 47, paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të Ligjit Nr. 06/114 për Zyrtarë Publikë. Ndërsa, zyrtarit tjetër ju është shqiptuar masa disiplinore për shkelje të rënda, ndalim i ngritjes në detyrë në përputhje me nenin 47, paragrafin 1, nën paragrafin 1.3 të ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik.
ATK është e zotuar për zero toleranca ndaj shkelësve të ligjit, ndërsa llogaridhënia dhe transparenca mbesin synimet tona për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucionit të Administratës Tatimore të Kosovës.
Ftojmë qytetarët që për çfarëdo dyshimi që kanë tek zyrtarët e Administratës Tatimore t’i paraqesin në linjën pa pagës 0800-80-800 ose në e-mail adresën standardet.profesionale@atk-ks.org sepse vetëm në këtë mënyrë ATK do të arrijë të ruajë dhe përmirësojë integritetin e saj, thuhet në faqen zyrtare të ATK-së.