Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Përmbyllet emetimi i parë i Bonove të Diasporës

Gus 19, 2021

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se është përmbyllur emetimi i parë i Bonove të Diasporës. Ky emetim është përmbyllur me sukses, duke arritur shumën totale prej 10.43 milionë euro.

Pagesa e interesit të parë të Bonove të Diasporës do të bëhet në muajin shkurt të vitit 2022 dhe do të paguhet çdo 6 muaj deri në përfundim të afatizimit. Me përfundimin e afatizimit, qytetarëve të cilët kanë investuar në Bonot e Diasporës do të ju paguhet kësti i fundit i interesit dhe do të ju kthehet në plotëni investimi i tyre.

Mjetet e investuara në Bonot e Diasporës Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i përdorë për të mbështetur prodhuesit vendorë në kuadër të Masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, gjegjësisht subvencionimin e kredive investive.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve shpreh edhe njëherë mirënjohjen e saj për bashkatdhetarët tanë, të cilët sërish dëshmuan gatishmërinë e tyre për të investuar në ndërtimin dhe zhvillimin e ekonomisë së shtetit, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM